VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKATA: ASSANGE TË EKSTRADOHET NË SUEDI
E Mërkurë, 11.02.2011, 08:38pm (GMT1)

E mërkurë, 02 Nëntor 2011

Zëri i Amerikës

 

Gjykata e Lartë e Londrës mori sot vendimin që Julian Assange,  themeluesi i organizatës Wikileaks, të ekstradohet në Suedi, për t'u përballur me akuzat për ngacmime seksule.

Wikileaks publikoi dokumente sekrete, që prekën dhe madje shkaktuan skandale në vende të ndryshme të botës.

Autoritetet suedeze duan ta marrin në pyetje Julian Assange-in lidhur me akuzat për përdhunimin e një gruaje dhe ngacmimin seksual të një tjetre. Thuhet se të dyja incidentet e vitit 2010 kanë ndodhur në Stokholm.

Assange thotë se akuzat janë të motivuara politikisht dhe mohon të ketë bërë ndonjë gjë të papranueshme në të dyja rastet. 40-vjeçari Julian Assange aktualisht ndodhet në Britani, i liruar me kusht.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.