VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PELEGRINËT NGJITEN NË LARTËSINË ARAFAT
E Shtunë, 11.05.2011, 11:08am (GMT1)

05.11.2011

Veshur në të bardha si simbol i dëlirësisë dhe barazisë nën Zotin, miliona pelegrinë myslimanë u ngjitën të shtunën në Lartësinë Arafat-19 kilometra jashtë Mekës në një nga ditët kryesore të Haxhit pesë ditësh.

Pelegrinët nisën në agim (sipas kohës lokale në Arabinë Saudite) të mblidhen në lartësinë ku besohet ta ketë mbajtur ceremoninë e predikimit lamtumirës profeti mysliman Muhamed.

Aty, pelegrinët do ta kalojnë ditën duke u lutur dhe duke menduar.

Qeveria saudite njoftoi që më shumë se 1.83 milionë pelegrinë po marrin pjesë në Haxhin, i cili përfundon të dielën me Eid Al Adha-festën e sakrificës.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.