E Mërkurë, 04.24.2024, 05:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Komisioni i Helsinkit analizon situatën para zgjedhjeve në Shqipëri
E Premte, 06.05.2009, 08:08am (GMT+1)

 

 

Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë organizoi të enjten një seancë në mjediset e Kogresit amerikan ku u diskutua për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

 

Shqipëria ndodhet përballë një prove të rëndësishme. Zgjedhjet e 28 qershorit janë një mundësi, por edhe një sfidë për këtë vend, që për herë të parë të zhvillojë votime në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

 

Ky duket se ishte mendimi i përgjithshëm i diskutantëve në seancën që u zhvillua të enjten nga Komisioni Amerikan i Helsinkit.

Pas anëtarësimit në Nato, Shqipëria do të vlerësohet në bazë të standardeve të tjera. Duket se këtë kishte parasysh bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit, ligjvënësi Alcee Hastings, kur theksoi se dëshironte të shprehte keqardhjen e tij për vetë faktin se ende vazhdojnë shqetësimet për zgjedhjet në Shqipëri që mund të dëmtojnë kredencialet e saj demokratike. "Edhe në se gjenden zgjidhje të minutës së fundit dhe korregjohen me sukses të metat, kjo do të jetë përsëritje e një prirjeje shqetësuese nga zgjedhjet e mëparshme që nuk merren masa në kohë që zgjedhjet e radhës pas 4 vjetësh të zhvillohen pa probleme", u shpreh ligjvënësi.

 

Mes diskutantëve kishte emra të njohur ekspertësh dhe analistësh të çështjeve shqiptare.

Drejtori i Divizionit të EuroAzisë në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj, njohës me përvojë i zhvillimeve në Shqipëri, theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një provë e rëndësishme për demokracinë e Shqipërisë.

"Në se zgjedhjet nuk zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, kjo do të kishte një ndikim të madh për stabilitetin politik të Shqipërisë, do të zbrapste arritjet e mëdha politike dhe ekonomike që janë shënuar gjatë viteve të fundit, do të pakësonte mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë dhe për shqipëtarët në Kosovë e Maqedoni dhe do të shtynte pafundësisht anëtarësimin e Shqipërinë në Bashkimin Evropian", tha zoti Biberaj.

 

Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se ai do të garantojë zgjedhje të lira e të drejta. Duke shprehur qëndrimin e qeverisë së tij, Ambsadori i Shqipërisë në Uashington, Aleksandër Sallabanda tha se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira e të drejta në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Por problemi i kartave të identitetit vazhdon të jetë një prej çështjeve më shqetësuese mes ankesave dhe kritikave të vazhdueshme të opozitës ndaj qeverisë për mospajisjen e gjithë qytetarëve me dokument identifikimi për të votuar. Sipas Ambasadorit Sallabanda nga 700 mijë qytetarë pa pasaporta, 450 mijë kanë paraqitur kërkesë për karta, dhe 150 mijë jetojnë jashtë Shqipërisë. Megjithatë këto shifra lënë dhjetra mijëra qytetarë të tjerë pa dokument votimi.

 

Drejtori i zyrës së Institutit Kombëtar Demokrat për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin, theksoi se ndonëse nuk ka të dhëna konkrete, megjithë akuzat e bëra, se procesi i kartave po shfrytëzohet për qëllime partiake, vetë fakti që qytetarët duhet të shkojnë më se një herë për të marrë kartat e identitetit, të cilat do të jenë për një pjesë dokumenti i vetëm për votuar, u vë atyre një barrë të padrejtë, për të ushtruar një të drejtë bazë siç është votimi.

Zoti Benjamin u bëri thirrje autoriteteve të marrin të gjitha masat e duhura për t'ua lehtësuar barrën qytetarëve.

Ndonëse mendimi i analistëve ishte se Shqipëria ka një rast të mirë për të treguar pjekurinë e demokracisë së saj, shqetësimi mbetet i pranishëm në se zgjedhjet do t'i plotësojnë apo jo standardet ndërkombëtare dhe vlerësimin përfundimtar për to do ta japin vetë qytetarët shqiptarë.

Komisioni Amerikan i Helsinkit është një agjenci e pavarur qeveritare që vëzhgon dhe nxit vendet të respektojnë angazhimet ndaj OSBE-së. Komisioni përbëhet nga 9 senatorë, 9 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Mbrojtjes dhe Tregtisë. /ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Përvjetori i gjashtëdhjetepestë i zbarkimit të forcave aleate në Normandi (06.02.2009)
Industria e diamantit në Botsvanë (05.31.2009)
Uilliam Uoker: Durrës-Kukës është dera e Europës për Shqipërinë (05.31.2009)
Çifti Obama në Nju Jork për një pasdite private (05.31.2009)
Një mur tjetër duhet të shembim, Murin e ShengenitNga Jozefina TOPALLI (05.30.2009)
Der Spiegel: Gjendet kufoma e Roza Luksemburgut (05.29.2009)
Nis në Gjirokastër Festivali i Muzikës Popullore "Miqësia Folk" (05.29.2009)
Shënime për disertacionin e doktoraturës së Lasgush Poradecit në Universitetin e Gracit në gjuhësi e letërsiMonografia e Lasgushti për Emineskun ndriçon edhe pas 80 vjetësh (05.27.2009)
Aliona Zeqiri - Kur biznesi ka aromë gruaje (05.23.2009)
Kalendari 23 maj ATSH (05.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]