VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RITA SALIU: LETËR AGIM GASHIT NGA AMERIKA
E Djelë, 11.06.2011, 09:06am (GMT1)

Jeta është nje vizatim, ku nuk mundemi të përdorim gomën për shlyerje. Kujtimet më përcollën me 28 korrik në Bibliotekën Kombëtare, ditën e promovimit të librave të autorëve nga mërgata. Atë ditë Biblioteka Kombëtare me përngjante në një fole zogu. Lajmotiv i humanizmit shpirteror mbeshtetur ne taban kombetar. Dashuria i nenshtrohet dashurise dhe humanizmit poetik. Jeta dhe arti kane funkcion organik qe i lidh njerezit midis tyre. Arti eshte liria intelektuale dhe fjalori i dashurise per jeten, te bukuren, te dhimshmen, hyjnoren e njerezoren. Ajo dite ne Biblioteken Kombetare ne Prishtine mlodhi krijuesit e kombetaret e diaspores te shijojne artin, te çmallen me njeri tjetrin. Ishim te gezuar, ishte nje emocion i vecanti autorëve te merguar ata sollen mesazhin, mallin, dhimbjen, shpresen per atdheun e te gjithe ne. Sepse arti i te shkruajturit eshte vyrtyti qe jeta e shoqeron drejt te mires, si nje shperblim per vetveten e te bukuren.

Ti kthehem librit te Agimit ,,Kohe e pa kohe e vendit tim'' . Te veçantat e keti libri jane te shumta, vargje te thurura me mjeshtri artistike e thellesi kombetare. Ka mjeshteri te dyfishte, sepse shton shume numrin e lexuesve, dhe i ngacmon me emocione te fuqishme, ndjesi shpirterore. Une kisha cituar, nese doni te dini, cili eshte Agimi kujtoni lashtesine. Sharkia e Agimit eshte dukuria e te gjitha kohrave, ne lashtesi ose kohen tone moderne. Agimi ka gatuar ne mendje, ka derdhur ne sharki. Neper mes kenges ka skalitur te pergjithshmen e lumtur ose te mjeruar, te gezuar, trimerine, te veçantat kombetare. Kendoi me teper se e mesoi vuajtja, mesazhin e lumturine per fatin e vendit. I kendoi trimerise ne vorbullen e lashtesise, por edhe pakenaqesise ndaj tiranise. Duke dashur qe neper tela te sharkise te na jep liri. Une thjesht mendoj se kombi eshte ende gadi per t'u çliruar. Me deshire i mencuri nuk preket nga mendjeshterpet. Ti liridashes i lirise, jetoje jeten pa u vrare edhe pse shume here nuk mshifet ajo qe kemi mrenda. Xhelozia duhet te neutralizohet para se te linde, e ne nga kjo kemi mjaft, ato hije nuk heqin dore nga ndjekja e mjegullores.

Ne kete jete te shkurter, njeriu ka nevoje jo vetem harmoni e dashuri reciproke, por edhe per respekt e humanizem njerezor, e ju Agim e meritoni.
Ju uroj shendet, sukses, te na dhuroni gjithmone kushtrim plotesues. Ka edhe shume per te shkruajrur per Ju Agim, Ju kombetar i gjalle
E vetmja qe nuk pret eshte koha,,,



Me shume respekt motra Dardane
Nga Amerika
Rita Saliu




E dashur moter Rita,

Letra e Juaj erdhi në çastet e një zhgënjimi total në këtë botë duke e shprehur një revoltë kunder dukurive që po ndodhin në shoqeinë shqiptare kudo e ngado. Të falemnderit për letren ku shpreh nderimin që keni për mua si njeri dhe si artist. Nderimin pritne edhe nga unë gjithmonë poete Rita. Ti nuk dite të ndalesh asnjëherë për të mirën e atdheut as në luftë e as në këtë gjysmë lirie. Hyre atje ku nuk guxonin të tjerët, rrezikove jeten tënde, humbe shëndetin e tani edhe unë si ti presim shtratin e dergjjes. Por ma merr mendja se edhe ti je me mendimin tim:-Hallall i qoftë atdheut!

Te zemërbujarja Rita në veren e këtij viti në byfenë e RTK-së solle 200 dollarë për bijen time Azalenë. Ti ishe në gjendje edhe lekun e fundit tua dhurosh të tjerëve ashtu si ke vepruar gjithnji në jeten tënde. Dollarët tu Azaleja akoma i ruan, i ruan për ndonjë nevoj të madhe pa harruar se kush ia dhuroi. Unë edhe Azaleja të kënduam Ty për dhuraten, por Ti i meriton vargjet dhe këngën tonë edhe pa dollarët e dhuruar.


Tetës Ritë

Lumja unë e lumja,
Për Tetën Ritë,
Shqiptere e madhe
Zonjë në Amerikë.

Dhurata e saj
Sa më ngjalli mua,
Më ngjalli në zemër
Sa m´ka lumturuar.

Të falemnderit shumë
E dashur Teta Ritë,
Gjithmonë ti qofsh e lumtur
Me të bardhën dritë.


Tani e dashur Rita, nuk na mbetet tjeter përpos të Urojmë jetë të lumtur, shëndet e lumturi në jetën tënde. Vepra jote jetsore sëpaku nuk do duhej të qitet në harresë. Fatkeqësisht ne si popull nuk i çmojmë vlerat tona andaj edhe i kemi punët kështu si i kemi.

Me shumë rrespekt

Kurbetqari Agim Gashi me të bijen Azalenë-Gjermani!

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.