VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHPALLET MISS BOTA 2011
E Hënë, 11.07.2011, 02:57pm (GMT1)

07.11.2011

Ivian Sarkos nga Venezuela mori kurorën e Miss Bota 2011.

21 vjeçarja e cila mbeti pa prindër në moshën 8 vjeçare, ndërsa më vonë diplomoi në Resurse Humane, u shpall fituese e garës vjetore të bukurisë të mbajtur në Londër të dielën.

Fituesja e çmimit të dytë ishte Gvendolin Ruajs nga Filipinet, ndëra në vendin e tretë u radhit Amanda Perez nga Puerto Riko.

Më shumë se 120 vajza të reja nga mbarë bota morrën pjesë në "gjykatën e bukurisë" në Londër.

Organizatorët thanë se gara, e cila këtë vit shënoi përvjetorin e saj të 60-të, u transmetua drejt për drejt në televizionet e 150 shteteve, ndërsa u përcoll nga një miliardë shikues.

Jashtë ndërtesës ku u zhvillua gara, disa femra protestuan kundër, siç thuhej, seksizmit dhe objektivizimit të femrave në këtë ngjarje vjetore.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.