E Shtunë, 04.20.2024, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Fjalimi i Presidentit Obama drejtuar myslimanëve në mbarë botën
E Premte, 06.05.2009, 11:09am (GMT+1)

 

 

 

Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe një miliardë myslimanëve të botës, duke thënë se duhet të marrë fund cikli "i dyshimeve dhe përplasjeve". Gjatë një fjalimi që mbajti sot në Universitetin e Kajros, presidenti  Obama tha se ekstremistët e dhunshëm kanë shfrytëzuar tensionet midis myslimanëve dhe Perëndimit. 

Gjatë fjalimit që zgjati gati një orë, presidenti amerikan foli për një numër çështjesh. Ai vuri në dukje planet e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku dhe për t'ia lënë Irakun irakianëve. Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që trupat amerikane në Afganistan të kthehen në atdhe, por përsëriti angazhimin e tij për të vazhduar luftën kundër ekstremistëve në atë vend. Ai e cilësoi konfliktin izraelito-palestinez si një burim kryesor tensionesh, madje përsëriti nevojën e një shteti të veçantë palestinez, që do të ekzistonte krah për krah Izraelit. Presidenti Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë gati të avancojnë për sa i përket çështjes së Iranit dhe të kapërcejnë dekada të tëra mosbesimi. Në fjalimin e tij në Kajro, presidenti tha se myslimanët dhe amerikanët duhet të bashkohen për të konfrontuar ekstremizmin e dhunshëm dhe për të nxitur kauzën e paqes.

Duke folur në sallën e mbushur plot në Universitetin e Kajros, presidenti tha se pas disa dekadash pakënaqësie dhe mosbesimi, ka ardhur koha për sinqeritet, dialog dhe një fillim të ri.

"Kam ardhur këtu për të kërkuar një fillim të ri mes Shteteve të Bashkuara dhe myslimanëve në mbarë botën; një fillim të bazuar në interesin dhe respektin e përbashkët".

Presidenti tha se të dyja palët duhet të kundërshtojnë steriotipet dhe të thonë të vërtetën.

"Jam i bindur se për të ecur përpara, duhet të themi hapur gjërat që kemi në zemrat tona që shpesh herë thuhen pas dyerve të mbyllura. Duhet të bëhen përpjekje të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të mësuar nga njëri-tjetri, për të respektuar njëri-tjetrin dhe për të gjetur pika të përbashkëta".

Presidenti Obama tha se të dyja palët duhet të pranojnë ndryshimet mes tyre dhe të krijojnë një partneritet për të konfrontuar sfidat e përbashkëta: që nga ekstremizmi i dhunshëm, tek Irani dhe konflikti arabo-izraelit.

Duke folur për procesin e paqes presidenti bëri thirrje për të parë qartë realitetin. Duke përdorur termin "Palestinë" ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë legjitimitetin e vendbanimeve izraelite dhe se të dyja palët duhet të pranojnë të drejtën e njëri-tjetrit për të ekzistuar.

"Në se e shohim këtë konflikt vetëm nga një anë ose nga tjetra, atëherë do të ishim të verbër ndaj të vërtetës: e vetmja zgjidhje është përmbushja e aspiratave të të dyja palëve nëpërmjet ekzistencës së dy shteteve, ku izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në paqe dhe siguri".

Fjalët e presidentit u pritën me ovacione, veçanërisht kur ai citoi Kuranin dhe këshillat e tij të drejtësisë për të gjithë.

Ai foli hapur për nevojën që myslimanët të bashkohen në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe në nxitjen e të drejtave të njeriut.

Presidenti Obama dëgjoi britma miratimi kur foli për demokracinë dhe vendet që qeverisen me konsensus dhe jo me forcë.

Zoti Obama nuk përmendi emra. Por grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime rreth presidentit egjyptian Hosni Mubarak. Presidenti u takua me udhëheqësin egjyptian para fjalimit. Gjatë qëndrimit të tij ai vizitoi gjithashtu një xhami me sekretaren e shtetit Hillari Klinton dhe ka në plan të vizitojë piramidat një simbol i historisë së lashtë të Egjyptit në zemër të botës myslimane.

Reagimet nga aleatët tradicionalë të Shteteve të Bashkuara kanë qënë në përgjithësi pozitive me disa reagime të përziera nga vendet që kanë patur marrëdhënie më armiqësore me Shtetet e Bashkuara në të kaluarën.

Disa e mirëpritën atë që e quajtën bisedë të hapur të zotit Obama për konfliktin izraelito-palestinez. Një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas e quajti fjalimin një hap të rëndësishëm dhe një fillim të mirë drejt një politike të re amerikane në Lindjen e Mesme. Zyrtarët nga Hamasi bënë ndërkohë deklarata më të rezeruara dhe kontradiktore.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim nga qeveria izraelite, por kolonët izraelit në Bregun Perendimor, që presidenti i kritikoi në fjalim, e quajtën atë, naiv dhe se nuk e njeh realitetin. //rd//
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Komisioni i Helsinkit analizon situatën para zgjedhjeve në Shqipëri (06.05.2009)
Përvjetori i gjashtëdhjetepestë i zbarkimit të forcave aleate në Normandi (06.02.2009)
Industria e diamantit në Botsvanë (05.31.2009)
Uilliam Uoker: Durrës-Kukës është dera e Europës për Shqipërinë (05.31.2009)
Çifti Obama në Nju Jork për një pasdite private (05.31.2009)
Një mur tjetër duhet të shembim, Murin e ShengenitNga Jozefina TOPALLI (05.30.2009)
Der Spiegel: Gjendet kufoma e Roza Luksemburgut (05.29.2009)
Nis në Gjirokastër Festivali i Muzikës Popullore "Miqësia Folk" (05.29.2009)
Shënime për disertacionin e doktoraturës së Lasgush Poradecit në Universitetin e Gracit në gjuhësi e letërsiMonografia e Lasgushti për Emineskun ndriçon edhe pas 80 vjetësh (05.27.2009)
Aliona Zeqiri - Kur biznesi ka aromë gruaje (05.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]