VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ERIK HOLDER: TRAJNIMI ANTI-MYSLIMAN I FBIsë I GABUAR
E Mërkurë, 11.09.2011, 10:02am (GMT1)

09.11.2011

Prokurori i Përgjithshëm Amerikan, Erik Holder, u tha ligjvënësve sot se trajnimi i FBI-së kundër terrorizmit që paraqiti myslimanët si simpatizantë ekstremistë ishte "shumë i gabuar" dhe i rrezikshëm.

Ai tha se amerikanët myslimanë kanë qenë "partnerë thelbësorë në luftën kundër terrorizmit", veçanërisht si "burime të besueshme të informacionit", duke ndihmuar luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

Revista, "Wired Magazine", në shtator raportoi detajet e trajnimit anti-mysliman të FBI-së, në të cilin një analist kundër terrorizmit, Uilliam Gauthorp, e ka quajtur Al-Kaidën si të "parëndësishme" duke thënë se Islami në vetvete përbën rrezikun real.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.