VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

YLLI I SHAKIRËS NDRIT NË HOLLYWOOD
E Mërkurë, 11.09.2011, 02:47pm (GMT1)

Voal-online - 09 nëntor 2011 - Këngëtarja Shakira është artistja e parë kolombiane që merr një yll në Hollywood Walk of Fame, në gjurmët e latinëve të tjerë si Ricky Martin e Christina Aguilera. 'Dua t'ia kushtoj këtë emocion popullsisë latine të Shteteve të Bashkuara, një popullsi që punon pa pushim dhe ëndërron e pastaj ëndërron dhe punon për ta bërë vendin çdo ditë e më të bukur.' Shakira, 34 vjeçe, u imponua në Amerikën Latine në vitin 1990 me albumin e saj "Pies Descalzos" e me singlet si "Donde Estas Corazon "e" Estoy Aqui ". Albumi i dytë zyrtar i saj, "Donde estan Los Ladrones?" ka arritur sukses ndërkombëtar me këngë si "No Creo" e "Ojos Asi", të cilat kanë frymëzuar botën arabe.

Shakira ka sjellë edhe në gjuhën angleze disa pjesë në albumin "Laundry Service", duke pasruar gjurmët e albumeve dygjuhëshe të Enrique Iglesias e Ricky Martin, autorë të këngëve në anglisht e spanjisht. Kënga e saj "Whenever, Wherever" ka qenë në krye të klasifikimeve në shumë vende evropiane dhe versioni spanjoll ka fituar një Latina Grammy Award.

"Kur kam qenë shtatë vjeçe kam ardhur në Los Angeles për herë të parë dhe kam kaluar nga Walk of Fame me nënën time," ka treguar Shakira. "Mbaj mend se nëna ime më ka thënë: 'Shaki, një ditë do të kesh firmën tënde këtu." Këngëtarja ka fituar dy Grammy dhe është kandiduar për bashkëpunimet e saj me Beyonce për këngën "Beautiful Liar" e me Wyclef Jean në "Hips non mentono." Albumi më i ri i Shakirës, "Sale el Sol" mori titullin Album of the Year 2011 me 'Euphoria' të Enrique Iglesias.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.