E Premte, 03.29.2024, 05:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FRIKË NË IRAN NGA SULMI USHTARAK IZRAELIT
E Enjte, 11.10.2011, 11:54am (GMT+1)

Centrali bërthamor Natanz, i cili ndodhet në pjesën qendrore të Iranit.

10.11.2011

Radio Evropa e Lirë

Qytetarët iranianë besojnë se konflikti ushtarak në vendin e tyre tashmë është realitet. Ata kanë nisur të ndjejnë frikën e ditëve të errëta që do të vijnë.

Kjo - edhe për shkak të raporteve të mediave, të cilat sugjerojnë se sulmi izraelit në lokacionet bërthamore të Iranit, është i pashmangshëm. Tani, ato ushqehen edhe me publikimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, i cili konkludon se Irani ka ndjekur zhvillimin e armëve bërthamore.

Iranianët që kanë përjetuar luftën e përgjakshme me Irakun në vitet 1980, shprehin drojën për kthimin e vështirësive të asaj kohe.

Një burrë nga Isfahani, i cili nuk do ta zbulojë identitetin e tij, druan se njerëzit e zakonshëm do të bëhen viktima të ndonjë veprimi ushtarak.

"Njerëzit janë viktima të sanksioneve; udhëheqësit e Iranit nuk po vuajnë. Njerëzit do të bartin barrën e luftës", shprehet ai.

"Nuk mund të fle nga brenga", thotë një grua 56-vjeçare, e cila vjen nga kryeqyteti iranian. Ajo beson se veprimi ushtarak kundër Republikës Islamike do të jetë i dobishëm për autoritetin klerik, ndërsa i rëndë për njerëzit e thjeshtë.

"Lufta do të bashkonte regjimin dhe do të detyronte edhe të tjerë për t'u bashkuar rreth atij regjimi që nuk e mbështesin. Çfarë duhet bërë tjetër? Të festojmë për Izraelin, i cili do t'i vrasë njerëzit tanë që punojnë në vendet bërthamore", pyetet ajo.

Shqetësimet janë rritur edhe jashtë vendit, tashmë kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së tij për sulme të tilla. Megjithatë, disa analistë optimistë sugjerojnë se retorika e luftës që përdorin zyrtarët e Izraelit, është pjesë e strategjisë së tyre për të rritur trysninë e komunitetit ndërkombëtar ndaj Iranit.

Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë asnjë mundësi, por zyrtarët thonë se mbeten të angazhuar për një zgjidhje diplomatike të krizës.

Kjo nuk e bind Muhamedin, një burrë nga qyteti Mashad i Iranit, i cili për Radion Evropa e Lirë ka dhënë vetëm ermin e tij. Ai akuzon presidentin amerikan, Barak Obama, se po përgatit sulm ndaj Iranit. Dhe, nëse një gjë e tillë ndodh, Muhamedi thotë se miliona iranianë do të nxiten të luftojnë për vendin e tyre.

"Brenda Iranit, të gjithë njerëzit janë mbështetës të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei; ata mbështesin qeverinë e tyre. Janë miliona njerëz që mbështesin qeverinë e tyre dhe ata do ta mbrojnë autoritetin", thotë Muhamed, i cili paralajmëron se Irani do të bëhet një varrezë për ushtarët amerikanë, në rast se ndodh sulmi.

Parandjenja e tij mbështetet në numrin e vëzhguesve dhe aktivistëve iranianë, të cilët, për vite të tëra, kanë thënë se sulmi ndaj Iranit do të shërbejë për të grumbulluar qytetarët nacionalistë rreth qeverisë. Ata kanë parashikuar se veprimi ushtarak mund ta bëjë regjimin edhe më shtypës, si dhe të keqësojë të drejtat humane, edhe ashtu të dobëta.

Hosein Ghazian, sociolog iranian, i cili ka qenë edhe i burgosur, thotë se sulmi eventual do të jetë lajm i mirë për Qeverinë e Iranit, por jo edhe për demokracinë në këtë vend.

"Kjo qeveri do të ketë legjitimitet të mjaftueshëm, justifikim dhe arsye për t'i shtypur ata që e kundërshtojnë, posaçërisht kur ajo të jetë sulmuar nga një armik i huaj. Kultura politike e popullit iranian është e tillë që do ta nxisë atë të mobilizohet kundër çdo ndërhyrjeje të huaj. Qeveria iraniane do të shfrytëzojë mobilizimin e popullit dhe jo opozita", thotë Ghazian.

Në rast të sulmit, shton ai, opozita nuk do të jetë në gjendje të bëjë një dallim të qartë midis pozicioneve të saj dhe atyre të shtetit.

"Përveç kësaj, nëse dëmtohet ndonjë pjesë e infrastrukturës së vendit, do të duhet kohë për ta rindërtuar. Kjo mund të thotë se ndërtimi i demokracisë, për një kohë, mund të jetë jashtë agjendës së forcave sociale dhe politike", thotë Ghazian.

Një gazetar, i cili mbështet Lëvizjen e Gjelbër të opozitës, shkruan se shumë njerëz presin që bisedat për një sulm të afërt, do të qetësohen.

"Shoqëria nuk do ta mirëpresë asnjë vend që sulmon tokën e saj. Por, kjo nuk do të thotë se të gjithë njerëzit do të qëndrojnë prapa qeverisë. Disa ndoshta vetëm do të shikojnë konfrontimin", thekson ai në një shkrim të vetin.

Një analist kompjuterësh, i cili punon për një bankë iraniane, shpreh shqetësimin se çdo veprim ushtarak kundër Iranit, mund të çojë në rritjen e ekstremizmit në shoqëri.

"Nëse deri më tani jemi vrarë nga shkopinjtë, tani e tutje duhet të jemi gati për t'u vrarë nga bombat dhe ndoshta sulmet vetëvrasëse", thotë ai.

Në mesin e diasporës iraniane, biseda për veprimet ushtarake kundër Iranit i ka nxitur disa të thonë se do të kthehen në vendin e tyre, për të qenë pranë familjeve.

Së fundmi, mbi 100 aktivistë dhe intelektualë iranianë, me qëndrim në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kanada, kanë nënshkruar një letër që dënon edhe represionin e shtetit iranian ndaj popullit të tij, edhe mundësinë e veprimit të huaj ushtarak kundër vendit të tyre.

Gazetari dhe shkrimtari iranian, Akbar Ganji, i cili është në mesin e nënshkruesve të letrës, thotë se vendet perëndimore duhet të përmbahen nga ndërmarrja e sulmeve kundër Iranit, ndërsa autoritetet iraniane "të veprojnë për t'i hequr paqartësitë në lidhje me aktivitetet bërthamore të tyre".

"Ne nuk duam luftë që do ta shkatërronte vendin dhe popullin tonë. Ne besojmë se të dyja palët janë përgjegjëse. Izraeli dhe qeveritë perëndimore nuk kanë të drejtë të sulmojnë Iranin me asnjë kusht. Por, në anën tjetër, nëse sulmi ndodh, nuk do të fajësohen vetëm ata, por edhe udhëheqësit e Iranit, të cilët kanë shtyrë vendin në këtë drejtim", thotë Ganji. (v.t.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: SHENJA KOMPROMISI NGA LIGJVËNËS TË TË DYJA PARTIVE PËR ULJEN E DEFICITIT (11.10.2011)
YLLI I SHAKIRËS NDRIT NË HOLLYWOOD (11.09.2011)
TOPI SI KËRCËNIM ELEKTORAL (11.09.2011)
PASNESËR E PREMTJA E PËRKRYER 11.11.11 (11.09.2011)
ERIK HOLDER: TRAJNIMI ANTI-MYSLIMAN I FBIsë I GABUAR (11.09.2011)
LUFTA ANTI-TERRORIZËM: SHBA "SHPËRBLEN" TURQINË (11.08.2011)
FOTOGRAFIA E DITËS: BILL KLINTON SOT PROMOVON LIBRIN E TIJ TË RI (11.08.2011)
KONTRABANDA E SERBISË NË KOSOVË VAZHDON E PAPENGUAR (11.08.2011)
NDËRROI JETË BOKSIERI XHO FREJZER (11.08.2011)
SHPALLET MISS BOTA 2011 (11.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]