VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA: SOT DO TË PUBLIKOHET DËSHMIA E PRESIDENTIT RICHARD NIXON PËR WATERGATE
E Enjte, 11.10.2011, 01:54pm (GMT1)

10.11.2011

Dëshmia e ish presidentit amerikan, Riçard Nikson, para jurisë, për skandalin Uotergejt, që e shkatërroi presidencën e tij, do të publikohen sot.

Historianët shpresojnë se dëshmia e bërë në qershor të vitit 1975, që do të bëhet publike në Internet nga Libraria Presidenciale e ish presidentit Nikson, do të paraqesë tregimin më të vërtetë të rrethanave, që çuan në dorëheqjen e tij, në gusht të vitit 1974, nën kërcënimin për shkarkim.

Ishte kjo hera e parë që një ish president të dëshmoj para jurisë.

Riçard Nikson pat dhënë dorëheqje më 9 gusht 1974, pasi ishte ballafaquar me shkarkim pothuajse të sigurt në Kongres, për shkak të involvimit të administratës së tij në skandalin Uotergejt dhe përpjekjet e mëtejme për rolin e tij në fshehjen e rastit.

Skandali kishte të bënte me përgjimin e selisë së Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, në kompleksin e zyrave në Uotergejt në Uashington.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.