E Shtunë, 04.20.2024, 03:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJURMËVE TË ZHDUKJES SË PILOTIT SINAN ABEDIN VITIJA
E Enjte, 11.10.2011, 04:22pm (GMT+1)

Shkup, 10 nëntor 2011 - Zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarakë, Sinan Abedin Vitija ( 1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit, me banim në Zarë, dhe me shtetësi kroate, që nga dita e zhdukjes e deri më tani, kur po mbushen plot 18 vjet, mban në ankth jo vetëm familjen, por dhe më gjerë, shkruan sot INA.

Kapiteni i kl.të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it famoz, (Shërbimit Ushtarak të Kundërzbulimit), Sinan Vitija ka qenë një ndër ata oficerë shqiptarë të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish-APJ, bashkë me shumë të tjerë,si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi i ndjerë, etj.

Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish-Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga ish APJ, mirëpo ligjet rigjide të asaj ushtrie vrastare, nuk kanë mundësuar demobilizim në gjendje lufte.

Sinani, duke përdorur shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë e vet, ka gjetur mënyrë për të braktisur ushtrinë vrastare dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar "Skenderbeu", duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ky njësitë, i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës. Për këtë dëshmon edhe "Deklarata solemne" që është dhënë pranë Shtabit të Krizës, në fshatin Përkos, më datë 11.02.1992. Ka marë pjesë aktive në çlirimin e urës së Maslenicës, që lidhte Dalmacinë me pjesën tjetër të brëndisë së Kroacisë, (që është një ngjarje e veçantë për Sinanin dhe njësitin e tij shqiptar). Pas përfundimit të Luftës në pjesën e Zarës-Dalmaci, Sinan Vitija, për një kohë demobilizohet, për t'iu përkushtuar familjes, bashkëshortes Sevdije dhe fëmijve; djalit Fisnikut (4 dhjetor 1988) dhe vajzës Fatbardhës (1 gusht 1991). Mirëpo, për shkak të gjendjes shëndetësore, shkon për kurim në Gjermani.

Ditën kritike, me 28 nëntor 1993, ai zbret në aeroportin "Petrovec" të Shkupit. Ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania dhe zbret në aeroportin "Petrovec" të Shkupit. Zbritjen e tij në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija.

Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996 ministri i MPB-së Tomisllav Çokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Sinan Vitija ka qënë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Çokrevski, poashtu nuk ka dilemë se ai është dorëzuar organeve policore serbo-jugosllave.

Ekspertë të kësaj lëmie thonë së ky dorëzim(?) i pilotit Vitia në duart e policisë serbe konsiderohet i kundërligjshëm, duke lënë hapësira për tu diskutuar nëse pas këtij ekstradimi apo deportimi fshihet diçka tjetër. Megjithatë rasti bëhet i qartë pasiqë autoritetet kroate konfirmojnë se pasaporta me të cilën ka udhëtuar Sinan Vitia ka qënë e rregullt dhe ai ka qenë shtetas kroat, duke mos pasur asnjë shtetësi tjetër.

Është fakt se Sinan Abedin Vitija, ka qënë në listën e arrestit të oficerëve shqiptar, në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës. Nuk ka dilemë-është e saktë, se, Sinan Vitija është mbajtur 4 ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është "përcjellur" në Nish. Prej Nishi humbet çdo gjurmë e tij! Ka thashë e thëna se është dërguar në "CZ" (burgu qëndror") në Beograd, por këtë askush nuk e konfirmon.

Dilemat e shumta kanë qenë dhe janë: Mbi bazë të cilëve kritere, konvente apo dhe dispozita ligjore, shtetasi kroat i dorëzohet organeve serbe, kur dihet se ai nuk është shtetas serb? Pse kanë vepruar organet policore në këtë rast kësisoji, cili është motivi? Mbase, kooperimi dhe marrëdhëniet "aq të mira" të ministrit të athershëm të MPB-së Lubomir Fërçkovski (ministër i Brendshëm 1992-1996), me organet policore serbe, duke ditur se çka përjetojnë të gjithë ata që kanë reputacionin e luftëtarit kroat kur bien në duart e organeve policore serbe. Shqiptari, Sinan Abedin Vitija, pilot dhe shtetas i Kroacisë, i dorëzohet Serbisë, pa procedurë zyrtare konform normave ndërkombëtare, dhe nuk ka asnjë sqarim zyrtar se kujt i është dorëzuar, dhe cili është fati i tijë?

Habitë edhe indiferenca shumëvjeçare e vetë shtetit kroat dhe shoqatave të luftëtarëve, të dala nga lufta. Habitë sjellja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Kroaci. Habitë sjellja e Shoqatës së viktimologëve botëror, (kryetar i së cilës një kohë të gjatë ishte akademiku Zvonimir Sheparoviq nga Kroacia). Habitë fakti i sjelljes indolente e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Kryetari i të gjitha shoqatave të luftëtarëve në Kroaci, koloneli Ivan Grujic, që merret me këtë problematikë, sidomos për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci, pas kontakteve të shumta është prononcuar se nuk ka asnjë njoftim për Sinan Vitinë. Po nga kjo Zyrë (shoqatave për personat e zhdukur në Zagreb), Zdenko Ognjençiq, gjatë kontaktit të fundit u shpreh: "Ka kaluar kohë e gjatë nga zhdukja, preferoj, dhe është e mirëseardhur që familjarët e Sinan Vitisë, vëllezërit, bashkëshortja dhe fëmijtë, të ndihmojnë në identifikimin e kufomave nga varrezat e shumta në Kollubarë, Padinska Skelë, Mitrovicë, Batajnicë, Ovçar etj, duke dhënë materiale për AND (DNK) analizën". E gjithë kjo, nuk jepte shpresë për familjen e Sinan Abedin Vitisë, por shton ankthin. Për këtë askush nuk e ngrenë zërin e arsyes.

Megjithatë, ndër ata që janë përpjekur për të ndihmuar në rastin e Sinan Vitisë, duhet përmendur ish shefin e Akademisë së Aviacionit në Zarë, gjeneralin Imra Agotiq, (sepse Sinan Vitija ishte specializant i tijë). Përpjekjet e tijë të parreshtura, megjithate nuk e sollën Sinanin, e as njoftime fatlume.

Lubomir Fërçkovski, pas dorëzimit të detyrës së ministrit të brëndshëm-më 1996, avancohet në ministër të jashtëm! Lubomir Fërçkovski dhe Tomisllav Çokrevski, që të dy, doktor të shkencave juridike, profesor universitar (Çokrevski ka qënë bile edhe Rektor në Universitetin e Shkupit), kanë ushtruar detyrën e ministrit të brëndshëm, e para kësaj, që të dy, kanë qenë Kryetar të Komitetit të Helsinkit, për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut! Kjo mbase është dëshmia më e mirë pse është dorëzuar Sinan Vitija në duart gjakatare të organeve policore serbe.

Bashkëshortja e tij Sevdije Vitija (Sadriu), që edhe sot e kësaj dite jeton në Zarë, gjatë tërë këtyre viteve është ballafaquar me sfida të shumta që sjell ironia e jetës. Jeton me ndihmë minimale sociale pa iu njohur e drejta e pensionit të luftëtarit të rinisë së luftës në Kroaci.

Ka një arkiv, një grumbull shkresash, nga letërkëmbimi me organet zyrtare dhe organizatat joqeveritare, brenda dhe jashtë Kroacisë, në pamundësi për të hulumtuar rastin duke lëvizur-kuptohet në mungesë të mjeteve materiale, që në masë të madhe ia vështirëson edhe gjendjen jo të lakmueshme shëndetësore.

Për të gjetur gjurmë të Sinan Vitisë, pavarësisht nga rreziku permanent, në dhjetor të vitit 2000, kam vizituar disa azile dhe spitale neuropsikiatrike në Vrshac, Sremska Mitrovicë, Pozharevc, Padinska Skelë, për të hulumtuar mos vallë, gjindej aty, ky djalë shqiptari, por, fatkeqësisht u ktheva bosh. Gjurmët, mbase i kishte mbuluar bora dhe harresa.



Tani, edhe pas 18 viteve të arrestimit të Sinan Vitisë, në aeroportin e Shkupit, deportimit ose jo, të tij, dorëzimit ose jo, në duart e policisë famëkeqe serbe, mbetet i paqartë rasti, mbetet dhimbja dhe errësira.



Megjithatë, diçka ka lëvizur nga vendi, por për hir te zbardhjes së plotë të rastit, hollësi nga këto lëvizjet e fundit nuk do të publikohen.






Nga jeta private



Me bashkëshorten Sevdije Vitija në bazën ajrore në Zarë



Mirënjohja nga presidenti kroat Tugjman



Përgjigja e MPB-së në vitin 1996

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA: SOT DO TË PUBLIKOHET DËSHMIA E PRESIDENTIT RICHARD NIXON PËR WATERGATE (11.10.2011)
FRIKË NË IRAN NGA SULMI USHTARAK IZRAELIT (11.10.2011)
SHBA: SHENJA KOMPROMISI NGA LIGJVËNËS TË TË DYJA PARTIVE PËR ULJEN E DEFICITIT (11.10.2011)
YLLI I SHAKIRËS NDRIT NË HOLLYWOOD (11.09.2011)
TOPI SI KËRCËNIM ELEKTORAL (11.09.2011)
PASNESËR E PREMTJA E PËRKRYER 11.11.11 (11.09.2011)
ERIK HOLDER: TRAJNIMI ANTI-MYSLIMAN I FBIsë I GABUAR (11.09.2011)
LUFTA ANTI-TERRORIZËM: SHBA "SHPËRBLEN" TURQINË (11.08.2011)
FOTOGRAFIA E DITËS: BILL KLINTON SOT PROMOVON LIBRIN E TIJ TË RI (11.08.2011)
KONTRABANDA E SERBISË NË KOSOVË VAZHDON E PAPENGUAR (11.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]