VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

11.11.11: DASHURI NË AJËR
E Premte, 11.11.2011, 04:25pm (GMT1)

Në Bishkek të Kirgizisë...

11.11.2011

Radio Evropa e Lirë

E premtja e sotme është dita e 11-të e muajit të 11-të të vitit 2011. Shumë njerëz planifikojnë ta shënojnë konvergjencën e trefishtë të 11-shes, me shpresën se do t'iu sjellë më shumë fat.

Dashuria ndjehet në ajër të paktën në Kinë dhe Hong Kong, ku qindra çifte nxitojnë të lidhin martesën në datën e veçantë 11.11.11. Atyre iu bashkëngjitet edhe Rusia, ku shërbimet e regjistrimit do të punojnë me orare të zgjatura, në "ndihmë" të çifteve të reja.

Ndërkaq, në Korenë e Jugut shumë nëna duan me doemos të lindin më 11.11.11. Ato kanë vërshuar spitalet për t'iu nënshtruar operacioneve cezariane, në mënyrë që fëmijët e tyre të gëzojnë një "datëlindje të pazakontë".

Për herë të fundit kjo datë ka qenë më 11 nëntor të vitit 1911, pasi ky kombinim numrash ndodh një herë në njëqind vjet.

Sipas numerologjisë orientale, kjo datë sjell shumë fat, por në simbolikën mesjetare perëndimore numri 11 është numër i mëkatit.

Megjithatë, të shumtë janë ata që besojnë se data e sotme është vetëm një rastësi e pashmangshme. (v.t.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.