VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRIGITTE BARDOT: 'DUA NJË BURRË OSE NJË TË DASHUR'

'Unë grabitqarja e dashurisë ndihem vetëm. Sarkozy? Më bën të qaj'


E Premte, 11.11.2011, 08:05pm (GMT1)

Voal-online - 11 NËNTOR, PARIS - Ndihet vetëm Brigitte Bardot, ikona e kinemasë franceze, një nga gratë më të adhuruara të botës, e cila sot rrëfen se ka nevojë për "një bashkëjetues, një burrë, një të dashur''.

''Në shtratin tim - shton Bardot, në një intervistë dhënë gazetës Ici Paris - ndihem vetëm, natën nuk mby sy."

Burrë të cilin e ndjen më pranë, nënvizon, është jo tjetër veçse sex symboli i ekranit të madh francez, aktori Alain Delon. Sipas saj, të dy janë bërë prej të njëjti brumë, ''janë grabitqarë të dashurisë'', pohon BB, duke thënë se pikërisht nga kjo arsye midis tyre nuk ka lindur kurrë ndonjë ndjenjë. Duke folur për shtysat drejt betejës së saj të ashpër për mbrojtjen e kafshëve, Bardot thotë se ka qenë ''një nevojë thelbësore për ta vënë jetën në shërbim të një çështje që e kisha për zemër. Lufta im nuk ka qenë e kotë."

Në të kundërt, në Francë, prej kur është në pushtet Sarkozy, pavarësisht premtimeve nuk është bërë asgjë. Më vjen të qaj.'' Por lotët shndërrohen shpejt në zemërim kur kujton se ende mbahen pelixhe prej lëkure kafshësh. Sa për pleqërinë, thotë Bardot, 77 vjeçe, ''është e tmerrëshme, por është pjesë e jetës. E pastaj është gjithnjë më mirë të plqkesh se të vdesësh."

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.