E Shtunë, 04.20.2024, 10:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Dhjetë vjet pas hyrjes të NATO-s në Kosovë

Gjenerali Mike Jackson: KFOR-i ende i nevojshëm në Kosovë


E Enjte, 06.11.2009, 09:37am (GMT+1)

 

 BBC: Zoti Jackson, kur e kujtoni atë kohë, sa e vështirë ishte të zhvilloheshin bisedimet me përfaqësuesit serbë?

Gjenerali Mike Jackson: Është e vërtetë kur them se nuk ishte një çështje e lehtë. Do ta kujtoni se situata ishte e vështirë dhe qeveria e atëhershme në Beograd pati pranuar kushtet që zoti Ahtisaari dhe zoti Chernomyrdin vunë që në ditët e para të qershorit. Por, kjo ishte një marrëveshje politike. Ajo që ne u desh të bënim në Kumanovë, ishte ta "përkthejmë" atë marrëveshje politike të nivelit të lartë në masat praktike në terren në një situatë të komplikuar. Siç e thashë, ishte një çështje komplekse për ta bërë dhe u deshën disa ditë.

 

BBC:  Çfarë vështirësish keni parasysh kur ju morët detyrën për të udhëhequr negociatat me zyrtarët serbë për t'i dhënë fund fushatës ajrore?

Gjenerali Mike Jackson: I numërova disa prej tyre. Fillimisht, një nga kushtet ishte tërheqja e forcave serbe të sigurisë nga Kosova. Si do të bëhej kjo, në çfarë periudhe kohore? Si do të matej? Cilat do të ishin marrëdhëniet në kohën e dorëzimit të sigurisë nga forcat serbe të sigurisë që po largoheshin dhe forcave tokësore që unë komandoja? Kishte më shumë shqetësime nga pala serbe, se duhet të ishte e koordinuar nga afër që të mos kishte, e në këtë rast po shprehem me fjalinë që u përdor, "një vakuum të sigurisë" që mund të ndodhte. Ne gjithashtu kishim problemin e UÇK-së, që nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje të nivelit të lartë. Ishin zhvilluar bisedime paralele, por në atë moment jo nga unë, por nga disa gjeneralë të tjerë britanikë. Por ato nuk ishin përfunduar. Prandaj kishim një situatë të komplikuar. Por kam kënaqësinë të them se, operacioni i futjes dhe i tërheqjes së forcave serbe kaloi shumë më mirë se sa ne kishim guxuar të shpresonim.

 

BBC:  Por pse e përzgjodhët Kumanovën për të zhvilluar bisedime?

Gjenerali Mike Jackson: Dita e parë e bisedimeve, kjo ishte një pajtueshmëri e nivelit të lartë, dhe nuk ishte një zgjidhje jona, u zhvillua në një kafeteri të vogël vetëm 400 metra, nëse më kujtohet drejt, në jug të kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës poshtë grykës së Kaçanikut. Kjo nënkuptonte se, delegacioni serb duhej të udhëtonte në vendtakim në kohën kur situata e sigurisë nuk ishte e mirë. Dhe për fat të keq edhe vendi i takimit nuk ishte aq i mirë. Prandaj në sugjeruam që të zhvendosim bisedimet në Kumanovë, shumë afër kufirit mes Maqedonisë me Serbinë, ku ndodhej edhe njëra nga bazat tona, në këtë rast ishte e vendosur aty brigada franceze që kishte kushte më të mira, administratën dhe të gjitha të tjerat.

 

 

BBC:  E besoni se ju, mendoj këtu në bashkësinë ndërkombëtare, ishit në pozitë më të mirë për bisedime se sa zyrtarët serbë, marrë parasysh se fushata ajrore po zhvillohej edhe në kohën kur po përpiqeshit të arrinit atë që u quajt më vonë Marrëveshja e Kumanovës?

Gjenerali Mike Jackson: Po, por nuk ishte një fushatë serioze ajrore në atë kohë. Ndalimi i fushatës ajrore ishte një nga çështjet e afateve. Por kujtesa ime më tregon se avionët e NATO-s fluturonin më shumë në kuadër të një procedure se sa për të goditur objektiva serioze gjatë bisedimeve.

 

BBC:  Cila ishte pjesa më e rëndë e bisedimeve me zyrtarët serbë?

Gjenerali Mike Jackson : Mendoj se ishte çështja e vendosjes së afateve, duhej bërë një koreografi, por kjo ishte një çështje politike dhe jo aq shumë çështje në terren. Por, kishte shqetësime shumë të kuptueshme nga Beogradi për ndalimin zyrtar të bombardimeve, të kalimit përmes Këshillit të Sigurimit të Rezolutës 1244 dhe të kohës së tërheqjes së një force dhe hyrjes së një tjetre.

 

BBC:  Gjeneral, ashtu siç e thatë, ju kishit një lidhje ose bisedime në terren me UÇK-në. Kishit sugjerime ose urdhëra për ta?

Gjenerali Mike Jackson: Gjatë gjithë asaj kohe, ne kishim disa rregulla të përgjithshme të brendshme në marrëdhënie me ta, por jo një marrëveshje... Por një marrëveshje zyrtare u bë, nëse më kujtohet mirë, pas 9 ose 10 ditësh të hyrjes sonë në Kosovë. UÇK-ja mori përgjegjësi zyrtare pas 120 ditësh, gjë që çoi drejt një çmilitarizimi dhe në thelb çarmatimi.

 

BBC:  Gjeneral, deri në çfarë mase ishin përgatitur planet për ndërhyrje tokësore në rast të dështimit të diplomacisë?

Gjenerali Mike Jackson: Pyetje shumë e mirë. Nuk mendoj se, kishin ecur shumë përpara. Por afati ishte i tillë që disa vendime duhej të merreshin nga mesi apo fundi i qershorit 1999, po të kihet parasysh fillimi i dimrit dhe problemi i refugjatëve, dhe të gjitha këto.

 

BBC: Pra mendoni se kishte plane për ndërhyrje nga toka, nëse Miloshevicci nuk do të pranonte kushtet?

Gjenerali Mike Jackson: Mendoj se ishte një opsion që po zhvillohej për ditë e më shumë në mendjet e njerëzve, edhe të politikanëve dhe ushtarakëve, se duke e filluar këtë operacion, nëse regjimi i Milosheviccit nuk do të ulej në tavolinën e bisedimeve përmes fushatës ajrore, atëherë do të ngrihej kjo çështje, pra: çfarë do të bëjmë tani?

 

 

BBC:  Ju hytë në Kosovë. Para jush, vetëm një ditë përpara, në aeroportin e Prishtinës u stacionuan trupat ruse. Mund të kujtoni se si e zgjidhët problemin me rusët?

Gjenerali Mike Jackson: Ne gjithnjë kishim pritur se do të kishte një kontigjent rus në kuadër të KFOR-it, ashtu siç ishte për shumë vjet në kuadër të KFOR-it në Bosnjë. Unë gjithnjë e kisha mirëpritur konceptin e kontigjentit rus. Përse? Sepse ata e njohin Ballkanin, në veçanti marrëdhëniet sllave me Jugosllavinë. Por është e vërtetë se, mënyra dhe koha e arritjes së tyre, apo avancimit të tyre, ishte diçka befasuese. Në pikëpamjen time, nuk ishte një lëvizje e rëndësishme ushtarake, ishin afro 250 ushtarë, por natyrisht ishte e një rëndësie politike. Unë e kuptoj politikën prapa kësaj lëvizjeje ruse. Atëherë u ngrit çështja e shmangies së përplasjes dhe nuk mendoj, se ajo do të ndihmonte dikë dhe me siguri nuk ishte ajo përse kishim hyrë. Kisha mundësi, së bashku me ndihmën dhe bashkëpunimin e komandantit rus, gjeneralit Zavazin, ta fusnim atë kontigjent rus në forcën e përgjithshme për qëllimin tonë të përbashkët.

 

BBC:  Por ju refuzuat t'i bindeshit urdhërave të gjeneralit Wesley Clark. Me sa më kujtohet, ju keni deklaruar se dëshironi ta shmangni Luftën e Tretë Botërore. A ishte aq afër ajo?

Gjenerali Mike Jackson: Mbase ajo që thashë kishte elemente të hiperbolizimit. Por isha shumë i shqetësuar se, nëse nuk do të trajtohej me kujdes, mund të shndërrohej në një situatë konfrontuese. Dhe gabime mund të bëhen, mbase ndërsa njerëzit përpiqen në mesin e tensioneve të larta dhe futeni në një situatë kur hapet Kutia e Pandorës. Dhe pastaj nuk mund të parashikoni atë që mund të pasojë. Prandaj edhe shqetësimi im ishte të trajtohej kjo me kujdes për të shmangur konfrontimin dhe në fund të fundit ne të gjithë ishim aty për një qëllim të caktuar. Siç e thashë pas disa ditësh, ndonjëherë përmes bisedimeve të vështira, ndërmjet Moskës, Washingtonit e Londrës, unë kam kënaqësinë të them se situata në terren asnjëherë nuk iu afrua konfrontimeve.

 

BBC:  Më lejoni t'ju pyes diçka personale. Ju hytë në Kosovë. Por, cila ishte ndjenja e një gjenerali që po udhëhiqte një ushtri kur po hynte në Kosovë?

Gjenerali Mike Jackson: Ne po prisnim në Maqedoni rreth katër muaj, për një situatë të tillë, që u arrit me 12 qershor, pra të hyrjes së KFOR-it në Kosovë. Ky ishte misioni me të cilin isha ngarkuar. Arritja e kësaj, për secilin ushtar, ishte një sadisfaksion i madh. Unë konsideroja se kjo duhej bërë pa gjakderdhje nëse ishte e mundur, meqë kishte pasur mjaft gjakderdhje. Secili kishte nevojë për një hapësirë për frymëmarrje për të menduar pastaj për politikën e të ardhmes.

 

BBC:  Gjeneral, kanë kaluar dhjetë vjet. A mendoni se trupat e NATO-s duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë apo puna është kryer?

Gjenerali Mike Jackson: Është çështje se si e përcaktojmë fjalën "punë". Autoriteti ynë ishte Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, që në çfarëdo kuptimi nuk ishte një rezultat përfundimtar, i një situate politike. Nuk ishte p.sh. një Marrëveshje e Dayton-it që i dha fund luftës në Bosnjë. Rezoluta 1244 ishte një marrëveshje e përkohshme, ajo e bëri të qartë se Kosova do të drejtohej përkohësisht nga një administratë civile e OKB-së, kurse siguria do të ishte përgjegjësi e një force të quajtur KFOR. Por Rezoluta e 1244 nuk ishte vendimtare sa i përket statusit përfundimtar kushtetutes të Kosovës. Por atëhere ne ishim të vetëdijshëm se kjo nuk ishte përgjigja përfundimtare për një çështje shumë të vështirë. Por ne pamë, se ajo që duhej të bënim çdo ditë kishte shumë kërkesa dhe ne e kishim këtë energji.

 

BBC:  Sot ka një lloj zgjidhje për Kosovën, megjithëse jo përmes OKB-së. Mendoni se ka ende punë për NATO-n në Kosovë?

Gjenerali Mike Jackson: Stabiliteti i brendshëm i Kosovës, është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për vetë Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, për shqiptarët, serbët e Kosovës dhe pakicat e tjera, por është gjithashtu e një rëndësie të veçantë për sigurinë e gjithë rajonit dhe Evropës si tërësi. Dhe përderisa do të ketë ende disa gjëra të pazgjidhura, mospranimi të deklaratës së pavarësisë, shpalljes së njëanshme, do të thosha, është me shumë rëndësi që gjërat të mbesin të qeta në Kosovë. Mendoj se, një prani e vazhdueshme e një dimensioni ndërkombëtar është e rëndësishme për këtë çështje.

 

BBC:  Më lejoni t'ju pyes zoti gjeneral, vlerësoni se kjo marrëveshje e Kumanovës është ende e vlefshme?

Gjenerali Mike Jackson: Nuk jam i sigurt, nëse mund t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Nuk e kam shqyrtuar ndonjë herë, por për sa i përket asaj që thotë ligji ndërkombëtar lidhur me këtë çështje, pa dyshim që do të merrja këshilla lidhur me të. Por si një person jo ekspert në këtë fushë, marrëveshja, me sa më kujtohet, asnjëherë nuk është zhvlerësuar zyrtarisht.

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në kryeqytet po kryhet investimi më serioz për kulturën kombëtare gjatë 20 viteve të fundit Nga Mujo BUÇPAPAJ (06.10.2009)
Ismail Kadare. E vërteta mbi krimet serbe duhet të dalë në dritë, Evropa ende nuk e di të vërtetën (06.09.2009)
Die Welt: Pse ne italianët i duam dobësitë e Berluskonit Nga Xhuliano Ferrara (06.08.2009)
The New York Times: Zgjidhja e lëmshit në BallkanNga William Montgomery (06.07.2009)
Në prag të 65 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi (06.06.2009)
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet parlamentare 2009 (06.06.2009)
Financial Times: Shteti i sapolindur përgjon drejt së ardhmes së mjegulluar (06.05.2009)
Shtypi gjerman komenton raportin e Obamas me botën arabe (06.05.2009)
Fjalimi i Presidentit Obama drejtuar myslimanëve në mbarë botën (06.05.2009)
Komisioni i Helsinkit analizon situatën para zgjedhjeve në Shqipëri (06.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]