VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAVEL KISHTE SHKRUAR MESAZH PËR TË BURGOSURIT POLITIKË PARA VDEKJES
E Hënë, 12.19.2011, 04:17pm (GMT1)

Vaclav Havel (majtas) me liderin bjellorus të opozitës Ales Milinkevich (qendër) gjatë një takimi në Pragë

19.12.2011

Në një nga mesazhet e tij të fundit me shkrim para vdekjes të dielën, ish-presidenti çek, Vaclav Havel, kishte shprehur solidaritetin e tij me të burgosurit politikë në Bjellorusi.

Mesazhi i Havelit, që daton tri ditë para vdekjes së tij, i ishte drejtuar kandidatëve të burgosur presidencialë, Andrey Sannikau dhe Mikalay Statkevich dhe figurave tjera të opozitës.

Në të, Havel shkruan: "Unë do të vazhdojë të përdor çdo mundësi në të ardhmen, së bashku me miqtë e mi, për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për shkeljet e të drejtave themelore qytetare në Bjellorusi."

Mesazhi i është dhënë Radios Evropa e Lirë përpara përvjetorit të sotëm të zgjedhjeve të diskutueshme në Bjellorusi.

 

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.