VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARLAMENTI ÇEK NDERON HAVELIN ME NJË SEANCE SPECIALE
E Martë, 12.20.2011, 12:10pm (GMT1)

20.12.2011

Parlamenti çek pritet të mbajë sot një seancë speciale, për t'i kushtuar homazhe ish-presidentit, Vaslav Havel.

Dramaturgu, disidenti dhe presidenti i i dikurshëm i Çekisë ndërroi jetë të dielën, në moshën 74 vjeçare.

Heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, që i dha shtetit pavarësinë në vitin 1989, kishte shërbyer si president nga viti 1989 deri më 2003.

Mijëra çekë kanë ndezur qirinj dhe kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Havelit në Pragë.

Ceremonia mortore e presidentit të ndjerë do të mbahet të premten, përderisa qeveria çeke ka shpallur ditë zie periudhën kohore nga e mërkura e deri të premten.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.