VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BORDI I GUVERNATORËVE PËR TRANSMETIME NDERON VACLAV HAVELIN
E Martë, 12.20.2011, 12:17pm (GMT1)

20.12.2011


Bordi i Guvernatorëve për Transmetime nderoi dramaturgun dhe aktivistin, që më pas u bë presidenti i Çekisë, Vaclav Havelin.

"Vaclav Havel ishte fuqia kryesore për lirinë e popullit të tij, si dhe për të tjerët që nuk e gëzonin lirinë", tha Ualter Isakson, duke folur në emër të të gjithë Bordit të Guvernatorëve për Transmetime.

"E kemi humbur një kampion të madh të drejtësisë, një intelektual, si dhe një artist të talentuar".

Havel kishte qenë një kontribuues dhe mbështetës i flaktë i transmetimit ndërkombëtar të SHBA-ve.

"Si shtetasit e Azerbajxhanit, Kinës, Kubës, Rusisë dhe Arabisë Saudite", kishte thënë Havel në të përditshmen Nju Jork Tajms në vitin 2009, "unë e di si është të jetosh në një vend, ku shteti kontrollon diskursin publik, shtypë opozitën dhe kufizon lirinë e shprehjes".

BBG mbikëqyr të gjithë transmetuesit ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.