VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARKIVOLI I HAVELI DËRGOHET NË KËSHTJELLËN E PRAGËS
E Mërkurë, 12.21.2011, 11:43am (GMT1)

21.12.2011

Mijëra çekë iu bashkuan sot marshit solemn nëpër rrugët e Pragës për t'i bërë respket Vaclav Havelit.

Arkivoli me trupin e tij po transportohet për në Kështjellën e Pragës me një karroce kuajsh, e cila ishte përdorur në vitin 1937 në funeralin e presidentit të parë çekosllovak, Tomas Masarik.

Në Kështjellën e Pragës, trupi i Havelit do të qëndrojë deri të premten, ditën kur edhe mbahet funerali shtetëror.

Mijëra njerëz kanë pritur me orë të tëra, për të shfaqur respektin para arkivolit të Havelit, ndërsa ai qëndroi në një ish kishë të Pragës që nga e hëna.

Ish presidenti çek vdiq të dielën në moshën 75 vjeçare.

Dramaturgu dhe disidenti ka udhëhequr paqësisht "Revolucionin e Kadifenjtë" në vitin 1989, i cili i dha fund dekadave të regjimit komunist në Çekosllovakinë e atëhershme.

Liderë botërore kanë shfaqur respekt për Hvaelin, shumë nga të cilët e kanë quajtur figurë kryesore historike të shekullit 20.

Haveli do të varroset në një funeral shtetëtor në Pragë të premten, ku pritet të marrin pjesë shumë liderë botërorë, në mesin e të cilëve edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Republika Çeke ka filluar sot periudhën triditore të zisë për Vaclav Havelin.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.