VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Radio Evropa e Lirë: HUMBJA E NJË MIKU
E Enjte, 12.22.2011, 10:07am (GMT1)

21.12.2011

"‹"‹
"Këtë javë, bota humbi një hero. Vaclav Havel ishte kampion i atyre që s'kishin të drejtë vote, frymëzim për ata që synojnë lirinë dhe një mik i madh i Radios Evropa e Lirë", ka thënë presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stiv Korn.

Selia qendrore e kësaj radioje gjendet në Pragë të Çekisë.

Në shenjë nderimi për zotin Havel, Radio Evropa e Lirë ka projektuar imazhin e presidentit të parë çek në muret e jashtme të këtij institucioni.

"Në emër të gjithë familjes së Radios Evropa e Lirë, ngushëllojmë familjen e Havelit, popullin e Republikës Çeke dhe Sllovakisë, si dhe miliona njerëz në mbarë botën, jeta e të cilëve është prekur dhe frymëzuar nga jeta e Vaclav Havelit", ka thënë Korn.

Imazhi i projektuar i zotit Havel ka edhe një mbishkrim falënderimi në gjuhën çeke. Imazhi i projektuar i presidentit të parë çek, Vaclav Havel, në muret e jashtme të Radios Evropa e Lirë do të qëndrojë aq sa zgjat periudha e zisë.(a.v.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.