VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAHAGA MERR PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT
E Enjte, 12.22.2011, 05:48pm (GMT1)

Prishtinë, 22 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në Republikën e Çekisë, ku do të marrë pjesë në varrimin e mikut të madh të vendit tonë, disidentit dhe ish-presidentit çek, Vacllav Havel, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Në një telegram ngushëllimi dërguar institucioneve dhe popullit çek, presidentja e Kosovës e vlerësoi Havellin si mik të madh të vendit tonë dhe theksoi se vdekja e tij është një humbje e madhe për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë.

Havell ishte mik dhe përkrahës shumë i madh i Kosovës. Për këtë ai u nderua me dekoratën e lartë "Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova".

Në muajin tetor, Jahjaga ishte në Pragë të Çekisë, ku mori pjesë në punimet e konferencës së 15-të të "Forumit 2000", pikërisht me ftesë të Havellit, i cili mirëpriti dhe vlerësoi lart pjesëmarrjen në konferencë të presidentes së shtetit më të ri në Evropë.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.