E Premte, 03.29.2024, 12:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HAVELI MIKU I KOSOVËS
E Premte, 12.23.2011, 09:49am (GMT+1)

23.12.2011

Luljeta Krasniqi - Veseli

Presidenti i parë i Çekisë, Vaclav Havel, në Kosovë po kujtohet si një nga figurat më të ndritura botërore.

Analistë dhe historianë flasin për personalitetin e Havelit, duke e konsideruar atë si një figurë qendrore që ka shënuar epokën e lëvizjes paqësore për të drejtat e njeriut.

Populli në Kosovë, thonë ata, mbeti pa mikun dhe njërin nga përkrahësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Profesori Ismajl Hasani për Radion Evropa e Lirë thotë se zoti Havel ishte sinonim i një personaliteti me ndikim të madh.

"‹"‹"Presidenti Vaclav Havel, konsiderohet personaliteti më me ndikim në erën e demokracisë në Evropë në përgjithësi, përkatësisht figura qendrore që ka shënuar epokën e lëvizjes paqësore në drejtim të zgjidhjes së problemeve, me të cilat jo vetëm Evropa, por gati e gjithë bota ishte mbarsur. pas fatkeqësisë që i kishte ndodhur me instalimin e komunizmit, përkatësisht sistemeve diktatoriale".

"Në këtë kontekst edhe shoqëria çeke ishte njëra prej atyre që ishte cenuar rëndë. Paraqitja e figurës së Vaclav Havelit, konsiderohet trend i ri në lëvizjet paqësore në epokën moderne
", thekson Hasani.

Fehmi Rexhepi, historian, thekson se presidenti Havel do të kujtohet jo vetëm si shkrimtar, humanist e demokrat, i cili solli demokracinë për popullin e vet, por edhe për popujt tjerë që vuanin nën diktaturën e komunizmit.

"Ne shqiptarët e Kosovës kemi një arsye plus për ta respektuar këtë intelektual, shkrimtar, humanist dhe burrështetas të përmasave botërore, jo vetëm pse na përkrahu në momente më të vështira, kur populli ynë nën udhëheqjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, po bënte luftë për jetë a vdekje, por edhe për faktin se Havel ishte një mik personal i presidentit Rugova dhe përmes tij edhe mik i shqiptarëve", thekson Rexhepi.

Zoti Rexhepi humbjen e Havelit e cilëson si humbje të një humanisti përmasash të jashtëzakonshme.

"Presidenti Havel edhe si opozitar në shtetin e vet , edhe si president më pas dhe humanist, kontribuoi në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për të drejtën historike të shqiptarëve të Kosovës, për të gëzuar të drejtat që i siguron demokracia, ku bie edhe e drejta e formimit të shtetit të Kosovës".

"Vdekja e Havelit është humbje e madhe jo vetëm për popullin e vet, por për mbarë botën. Shqiptarët e Kosovës me vdekjen e Havelit mbeten pa mikun dhe përkrahësin e madh dhe mbi të gjitha pa humanistin e madh", shprehet ai.

Veprimtari i njohur kosovar Adem Demaçi, pas vdekjes së ish-presidentit të Çekisë, Vaclav Havel, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Havel ka qenë një njeri i paqes dhe stabilitetit.

Në deklaratën e dhënë që ditën e vdekjes së tij, Demaçi ka vlerësuar lart qëndrimin e ish presidentit çek në lidhje me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i parë çek do të varroset të premten në një funeral shtetëror në Pragë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHAGA MERR PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.22.2011)
Radio Evropa e Lirë: HUMBJA E NJË MIKU (12.22.2011)
ÇEKIA NË ZI (12.21.2011)
ARKIVOLI I HAVELI DËRGOHET NË KËSHTJELLËN E PRAGËS (12.21.2011)
HAVEL: TË PREMTEN FUNERALI NË PRAGË, PRITEN HILLARI KLINTON, MERKEL OSE WULF E FLITET SE VJEN EDHE OBAMA (12.20.2011)
BORDI I GUVERNATORËVE PËR TRANSMETIME NDERON VACLAV HAVELIN (12.20.2011)
PARLAMENTI ÇEK NDERON HAVELIN ME NJË SEANCE SPECIALE (12.20.2011)
HAVEL, NJERIU QË RRËZOI KOMUNIZMIN NË ÇEKOSLLOVAKI (12.19.2011)
HAVEL KISHTE SHKRUAR MESAZH PËR TË BURGOSURIT POLITIKË PARA VDEKJES (12.19.2011)
FALËNDEROJNË BURRËSHTETASIN (12.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]