E Premte, 04.19.2024, 11:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FUNERAL EMOCIONAL PËR ISH PRESIDENTIN ÇEK VACLAV HAVEL
E Premte, 12.23.2011, 10:56pm (GMT+1)

E premte, 23 Dhjetor 2011

Zëri i Amerikës | Uashington

Çekët dhe udhëheqësit botërorë i dhanë sot lamtumirën e fundit ish presidentit Vaclav Havel me një ceremoni emocionale. Funerali i sotëm i dha fund një jave aktivitetesh për të nderuar dramaturgun disident, udhëheqës i revolucionit të vitit 1989 që përmbysi sundimin komunist në vend.

Nën tingujt e këmbanave të kishave dhe të sirenave, çekët qëndruan një minutë në heshtje për të nderuar kujtimin e Vaclav Havelit, presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike pas "Revolucionit të kadifejtë."

Bashkëshortja e tij Dagmar Havel, pjestarë të familjes, miq dhe udhëheqës nga dhjetra vende u mblodhën sot në Katedralen gotike të Shën Vitus-it mbi Pragë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe ish presidenti Bill Klinton, presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kryeministri britanik David Cameron, ishin mes disa mijra njerëzve që morën pjesë në funeral.

Presidenti çek Vaclav Klaus, i cili ishte kundërshtari politik i zotit Havel, si dhe dy miq të tij, Ministri i Jashtëm Karel Schwarzenberg dhe ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ishin gjithashtu në katedralen e shekullit të 10, ku nuk ishte bërë asnjë funeral shtetëror që nga viti 1875.

Zonja Albright, e cili është me origjinë çeke, tha se zoti Havel do të mungojë por nuk do të harrohet kurrë.

Një mesazh i lexuar në funeral nga ish përfaqësuesi diplomatik i Vatikanit në Pragë, sillte vlerësimin e Papa Benediktit të XVI për zotin Havel.

Ceremonia u mbyll me 21 të shtëna topi dhe me himnin kombëtar çek.Njerëzit duartrokitën, kur arkivoli u përcoll nga një roje nderi përmes portës së katedrales për në krematoriumin Strasnice të Pragës për një funeral familjar privat.

Urna me hirin e Havelit do të vendoset në varrezat e qytetit Vinohrady pranë gruas së tij të parë, Ollga, e cila vdiq në vitin 1996.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"The Independent": LAMTUMIRË VACLAV, KEMI NEVOJË PËR TY MË SHUMË SE KURRË (12.23.2011)
HAVELI MIKU I KOSOVËS (12.23.2011)
JAHAGA MERR PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.22.2011)
Radio Evropa e Lirë: HUMBJA E NJË MIKU (12.22.2011)
ÇEKIA NË ZI (12.21.2011)
ARKIVOLI I HAVELI DËRGOHET NË KËSHTJELLËN E PRAGËS (12.21.2011)
HAVEL: TË PREMTEN FUNERALI NË PRAGË, PRITEN HILLARI KLINTON, MERKEL OSE WULF E FLITET SE VJEN EDHE OBAMA (12.20.2011)
BORDI I GUVERNATORËVE PËR TRANSMETIME NDERON VACLAV HAVELIN (12.20.2011)
PARLAMENTI ÇEK NDERON HAVELIN ME NJË SEANCE SPECIALE (12.20.2011)
HAVEL, NJERIU QË RRËZOI KOMUNIZMIN NË ÇEKOSLLOVAKI (12.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]