VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"LËVIZJA E LIRË" SHQETËSUESE PËR SHQIPTARËT E LUGINËS
E Hënë, 12.26.2011, 05:47pm (GMT1)

Luginë e Preshevës, 26 dhjetor - Marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, kohë më parë, e që sot nisi të zbatohet, ka ngjallur edhe reagimet e para të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës, duke e quajtur një marrëveshje të tillë si anti-civilizuese, skandaloze dhe të palogjikshme, ngase vendosja e tarifave për policat kufitare janë të papranueshme dhe të papërballueshme për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, njëherësh dhe deputet në parlamentin serb, vendosjen e tarifave për policat kufitare i ka quajtur të papranueshëm dhe të papërballueshme për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Halimi, theksoi se shqiptarët e Luginës dhe përfaqësuesit politikë e kanë mirëpritur dhe e kemi përshëndetur realizimin e marrëveshjeve midis dy palëve në Bruksel, ndonëse sipas tij, skepsa janë ishte shprehur në taktizimet e qeverisë serbe për implementimin e këtyre marrëveshjeve. Por, shtoi Halimi, ky momenti i ri, i paraqitjes së tarifave enorme dhe reciprociteti në kuadër të këtyre tarifave për policat kufitare të sigurimit, shihet se nuk ka veprim konkret për ta lehtësuar lëvizjen e lirë, por përkundrazi do të kemi një embargo të dyfishtë.

"Deri më tani kosovarët ishin ata të cilët kishin pengesa të udhëtojnë në Serbi, për shkak të pengesave administrative dhe ato tashmë po shndërrohen në pengesa financiare të patejkalueshme", theksoi Halimi, duke shtuar se "kurse kjo tashmë është krejtësisht situatë e re, jashtëzakonisht e rëndë, embargo e plotë, e pa perspektivë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, në vendkalimet kufitare që ata i shfrytëzojnë, vendosen këto tarifa që ata sigurisht nuk do të arrijnë ti paguajnë, thjeshtë kur dihet se rrogat mesatare janë 2-300 euro".

Halimi, ka paralajmëruar se ankesat e tij zyrtare do t'i paraqesë në Parlamentin Republikan, ndërkohë që ankesa të tilla ka deklaruar se do t`i paraqesë edhe tek Qeveria e Kosovës.

Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, theksoi se kjo marrëveshje, , nuk është në shërbim të qytetarëve as të Luginës, e as të Kosovës dhe këto dy shtete, Serbia dhe Kosova duhet të bisedojnë që sa më parë të shfuqizohet marrëveshja e cila pengon qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, ngase taksat edhe më shumë e izolojnë Luginën e Preshevës.

Edhe për liderin e Partisë Demokratike Kombëtare, Nexhmedin Saqipin, lajmi se janë aplikuar tarifat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, me pagesë, ka shokuar shqiptarët e Luginës.

"Me këto tarifa goditen vetëm shqiptarët e Luginës, ngase ata kanë nevojë të qarkullojnë mes kufijve Serbi-Kosovë, më shumë se sa serbët kosovarë", theksoi Saqipi, duke shtuar se "në vend që Kosova për bashkëkombësit e vet të kujdeset që tua lehtësojë qarkullimin e lirë, ajo edhe më shumë i shtrëngon ata të integrohen në Serbi, madje edhe të asimilohen kombëtarisht".

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.