E Enjte, 03.28.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

FILMI IM ËSHTË NJË PËRGJIIGJE SHQIPTARE KUNDËR ATYRE QË NA AKUZOJNË PËR GJËRA QË VETË I BËJNË NË FSHEHTËSI ABSOLUTE

Me regjisorin DHIMITËR ISMAILAJ bisedoi MIMOZA DAJÇI


E Martë, 12.27.2011, 08:58am (GMT+1)

 

 

Përshëndetje Dhimitër

Dhimitri: - Përshëndetje Mimoza dhe faleminderit për intervisten.

Skenari juaj me Titull "Refren për Kosovën" ka bërë jehonë të madhe në fushën mbarë botëre të filmit, ku është shfaqur në 28 festivale dhe ka marrë 8 çmime. Kush është inspirimi juaj i parë në këtë realizim e ku qëndron "sekreti" do të thoja i triumfit tuaj?

Dhimitri: - E vërtetë që projekti ka pasur një sukses relativisht të kënaqshëm në arenën ndërkombëtare duke u shfaqur në 28 festivale të filmit në pothuajse të gjitha kontinentet e botës, bile edhe në ato shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, dhe kjo është dëshmi që arti i mirëfilltë i kalon dhe i thyen kufijtë dhe bindjet politike të një shteti apo shoqërie. Sekreti, nëse do ta quanim kështu, pasi nuk është sekret, është tema universale që trajtohet në film. Pra, audienca e huaj, pavarësisht bindjeve fetare, shoqërore, socio-ekonomike, politike, apo vendodhjes gjeografike, indetifikohet me problemin që trajtohet në skenar dhe me karakteret e tij. Kjo pra, besoj unë, është në thelbin e suksesit të filmit.

Sigurisht që filmi ka qenë një angazhim i përkryer nga ana juaj, por aty vemë re edhe forcën tuaj të guximit si shqiptar për të denoncuar publikisht ata individë që meren me trafikim organesh.

Dhimitri: - Ideja fillestare ishte që filmi të shërbente si një metaforë për situatën e krijuar nga UN në Kosovën e pastluftës, amullisë, pasigurisë dhe papunësisë për kosovarët, dhe për të rinjtë kosovarë në veçanti, dhe për burokracinë e pashembullt që UN do të krijonte pothuajse për një dekadë, deri në shpalljen zyrtare të pavarësisë. Pas disa kërkimeve paraprake që bëra për skenarin, zbulova gjëra edhe më të errëta sesa situata sipërfaqsore e krijuar ne Kosovë, kështu që fillova të mendoja seriozisht për një përgjigje shqiptare kundër atyre që na akuzojnë për gjëra që ata vetë i bëjnë në fshehtësi absolute, jo vetëm në Ballkan, por në vendet e tjera të varfëra ku kaosi politik dhe dështimi i drejtësisë mbizotërojnë vendin. Natyrisht, përfshirja e individëve që punojnë për organizata ndërkombëtare dhe "humanitare" botërore, nuk mund dhe nuk ka sesi të provohen, pasi çdo gjurmë fshihet me kujdesin më të madh dhe fanatizëm. Kështu që me këtë film ne duam t'u themi që e vërteta, ndonëse nuk mund të provohet ende, dihet.

Nga Çmimet e fituara si dhe opinionet pozitive, shihet qartë suksesi juaj, por a mund të dimë se çfarë reagimi ka patur nga vetë personeli i Kombeve të Bashkuara, pasi aty ju prekni dy nëpunës të lartë të tyre (një gjykatëse e një mjek)?

Dhimitri: - Deri më sot nuk kam pasur ndonjë koment të drejtpërdrejtë nga ndonjë pjesëtar i nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, por di që disa punonjës të nivelit jo vendimarrës në këtë institucion, që me të vërtetë punojnë me ndershmëri për të përmirësuar situatën dhe gjendjen në botë, e kanë pëlqyer filmin. Ndonëse kritike ndaj institucionit ku punojnë, ata në heshtje e pranojnë që fenomene të tilla janë të mundura. Shpresuam të merrnim ndonjë koment nga personeli i Kombeve të Bashkuara kur dhamë premierën në Kosovë, por edhe aty nuk arritëm të dëgjonim diçka, pasi ata pak punonjës të këtij institucioni që ishin prezent në sallë, ikën fill pas përfundimit të filmit.

"Refren për Kosovën" është në një farë mënyre edhe një padi e rëndë ndaj të huajve për shitje organesh në Kosovë, ndërkohë që deputeti europian Dick Marty me kompani vazhdojnë të bëjnë zhurmë të madhe në arenën ndërkombëtare, duke akuzuar shqiptarët për krime kundra njerëzimit e trafikim organesh. Komenti juaj ju lutem.

Dhimitri: - Filmi është konceptuar shumë më herët se Z. Marty të bënte akuzat e tij publike. Në të vërtetë një ngacmim për skenarin erdhi nga Karla Del Ponte dhe akuzat që ajo bën në librin e saj, ndaj disa ish udhëheqësve të UÇK-së. Por si Znj. DelPonte, ashtu sikurse edhe Z. Marty, nuk janë asgjë tjetër disa "alabakë të Evropës" që po abuzojnë me postin apo statusin politik dhe shoqëror që ata kanë ose kanë pasur. Zonja DelPonte ishte personi më i fuqishëm në botë për t'i sjellë përpara bankës së akuzuarve të gjithë ata që ajo i akuzon në librin e saj. Fakti që ajo nuk e bëri një gjë të tillë gjatë ushtrimit të mandatit të saj si Kryeprokurore e Hagës, i hedh poshtë si të pavleshme dhe qesharake të gjitha akuzat që ajo ngre në libër. Nuk është më sekret se si Del Ponte ashtu edhe Marty me këto akuza banale ka dhjetë vjet që mundohen të diskretitojnë jo vetëm luftën e UÇK-së, por edhe aleatët e tyre, NATO-n dhe SHBA-n, duke dashur që me kalimin e kohës t'i akuzojnë ata se kanë bërë një luftë të padrejtë ndaj Serbisë, si dhe për t'iu shmangur përgjegjësisë që Beogradi ka për krimet e luftës në Kosovë, dhe fshehjen e kriminelëve të luftës për 16 vjet rresht.

A mund të njihemi me bashkëpunëtorët tuaj më të ngushte të këtyre xhirimeve, dhe si arritët ti përballoni të gjitha shpenzimet?

Dhimitri: - Ben Wolf, drejtori i fotografisë, ka qenë personi me të cilin kam bashkëpunuar që në momentet e para të këtij skenari. Pasi kisha shkruajtur draftin e parë, Beni më adresoi tek një "˜doktor' skenaresh, siç i quajmë ne në gjuhën e filmit, për ta përmirësuar skenarin dhe për ta bërë sa më universal. Pasi e konsideruam skenarin të përfunduar, u takuam sërish me Benin disa herë për të diskutuar dhe zbërthyer skenarin në aspektin teknik të saj, pra sa ditë xhirimesh, çfarë llojesh dhe sa drita do të na duhen, çfarë kamere, cilat do jenë skenat e para për xhirime etj. Mandej, puna u zhvendos në Kosovë ku u bë edhe më intensive, pasi ditët e xhirimeve nuk ishin larg. Në Kosovë një ndihmë të jashtëzakonshme kanë dhënë Mentor Zymberaj , producenti i filmit, dhe Zeni Ballazhi, skenografi i filmit. Me të dy këta njihem shumë herë, dhe falë punës dhe dedikimit të tyre, u bë e mundshme edhe realizimi i filmit në Kosovë. Mentori është një aktor dhe producent me reputacion të lartë në Kosovë dhe i respektuar nga kolegët atje. Fal lidhjeve të tij atje, ne arritëm të gjejmë aktorët më të mirë në Kosovë, duke pasur parasysh buxhetin anemikë që kishim në dispozicion. Ndërsa Zeni është një artist dhe skenograf që kam bashkëpunuar edhe në projektin para këtij në Tiranë, "Mira". Pamvarsisht që Zeni është kredituar vetëm si skenograf në film, por dora e tij është pothuajse kudo në prodhimin e këtij filmi. Përsa i përket shpenzimeve, të gjitha shpenzimet janë paguar nga vetë unë, nëpërmjet disa kursimeve personale dhe huave bankare.

Kujt ia dedikoni sukseset e arritjet tuaja në fushën e bukur të kinematografisë?

Dhimtri: - Filmi është një punë kolektive, kështu që sukseset e mia janë të lidhura ngushtë me punën dhe dedikimin e të gjithë ekipit, si para ashtu dhe atij mbas kamerës. Pra, çdo sukses ia dedikoj këtyre individëve, si dhe punës e këmbënguljes së vazhdueshme për të ecur përpara. Të merresh me art, me film më saktë, duhet të jesh pak i "˜çmëndur' për të ecur përpara dhe për të pasur sukses.

Ky është filmi i 6 të për ju si regjisor, cili është sipas jush realizimi më i mirë e a mund te njohim lexuesin me projektet tuaja për të ardhmen?

Dhimitri: - Duke qenë se unë e konsideroj veten si regjizor akoma të ri dhe një fazë eksperimentale, përsa i përket stilit, temave etj, mendoj se secili projekt që unë kam bërë ka veçorinë e saj, si dhe suksesin përkatës. Filmi i fundit, për shkak të temës, pati pak më tepër sukses se projektet e tjera. Kjo ndoshta edhe si rrjedhojë e pjekurisë profesionale nga ana ime. E mira është se kërkesa artistike dhe teknike ndaj vetes është rritur, dhe si rrjedhojë edhe projektet janë edhe më të mira dhe të thella, dhe më konkuruese në arën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, nuk po shkojmë mbrapa apo po rrimë në vend. Për momentin, jam duke punuar në nje skenar të shkurtër, ndërkohë që po pres për gjetjen e buxhetit e filmit të gjatë, gjë që është bërë edhe më e veshtire se më përpara, për shkak të gjendjes ekonomike në botë. Megjithatë, sinjalet janë te mira dhe shpresojmë që të fillojmë nga puna pranverën e ardhshme. Përsa i përket filmit të shkurtër, nëse gjithçka ecën sipas planit, gjë që ndodh shumë rradhë, mendojmë ta xhirojmë diku nga fillimi i shkurtit. Të dyja këto projekte janë në zhanrin e dramës dhe kanë si protagoniste femrën.

Faleminderit dhe suksese!

Dhimitri: - Faleminderit edhe ju.

Bisedoi MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"LËVIZJA E LIRË" SHQETËSUESE PËR SHQIPTARËT E LUGINËS (12.26.2011)
VERI: DIMRI NË BARRIKADA (12.26.2011)
KRYEMINISTRI BERISHA: HUMBJA E HAVELIT ËSHTË VËRTE E MADHE, POR SHUMË HERË MË E MADHE TRASHËGIMIA E TIJ (12.24.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA MORI PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.24.2011)
FUNERAL EMOCIONAL PËR ISH PRESIDENTIN ÇEK VACLAV HAVEL (12.23.2011)
"The Independent": LAMTUMIRË VACLAV, KEMI NEVOJË PËR TY MË SHUMË SE KURRË (12.23.2011)
HAVELI MIKU I KOSOVËS (12.23.2011)
JAHAGA MERR PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.22.2011)
Radio Evropa e Lirë: HUMBJA E NJË MIKU (12.22.2011)
ÇEKIA NË ZI (12.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]