E Enjte, 04.25.2024, 11:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HJUSTON: HAPET EKSPOZITA E ARTIT ISLAMIK
E Mërkurë, 12.28.2011, 10:11am (GMT+1)

Greg Flakus

Islami ka qenë i përhapur në kulturat dhe besimet e tjera duke kaluar edhe caqet e vendlindjes së tij, gadishullit Arabik. Mes traditave islame ka një vend të çmuar edhe tradita e dhurimit, qoftë për oportunizëm apo arsye altruiste. Punimet e artit që janë dhuruar gjatë shekujve shpesh paraqesin motive që menjëherë të sjellin në mendje kulturën islame. Tradita e shkëmbimit të dhuratave është në vëmendjen e një ekspozite të hapur në Muzeun e Arteve të Bukura në Hjuston.

Tema e ekspozitës jepet që në titullin e saj;"Dhuratat e Sulltanit; Arti i dhurimit në ligjin islamik".

Kuratorja Françeska Leoni thotë se çdo pjesë e ekspozuar këtu pasqyron këtë ide.

"Kjo ekspozitë ka patur shkëmbimin e dhuratave si ide".

"Kjo pjatë zbukuruese është në hyrje. Në të është një shprehej e Kuranit:" Ai që beson se Zoti të jep, është bujar me dhuratat"

Zonja Leoni thotë se dhënia e dhuratave ka një kuptim të veçantë në botën muslimane.

"Në botën islamike, bujaria ka qenë përherë një cilësi shumë e çmuar... Ka qenë thuajse një detyrim etik për t'u dhënë njerëzve në nevojë".

Shumica e produketeve të ekspozura kanë qenë dhurata për arsye politike- për të arritur një rezultat të caktuar. Si kjo panoramë e krijuar me bojë dhe flori që tregon marrjen e postit të ambasadorit të Persisë nga një indian i pasur në shekullin e 17, panoramë që i përkiste mbretëreshës Elizabeta e dytë.

Ekspozita tregon se si Islami paraqet veten e tij tek të tjerët përmes shkëmbimit të dhuratave, pavarësisht nëse qëllimi ishte personal, politik apo fetar.

Një komplet tavllash të pikturuara në qeramikë dhe disa sixhade janë mes dhuratave të ekspozuara këtu. Mjaft objekte shpalosin arabeska dhe forma gjeometrike pasi Islami është kundër përshkrimit të njerëzve dhe kafshëve.

"Është i kundondodhur përdorimi i gjeometrisë dhe formave gjeometrike nga Spanja në Azinë Qendrore dhe në Indnezi. Çdo vend jep ndikimin e tij në këtë formë arti".

Karen Wite ka ardhur të shohë ekspozitën dhe u befasua nga larmia e këtyre punimeve.

"Jam e befasuar nga detajet, dhe nga ngjyrat e ndryshme".

Françesak Leoni thotë se bukurshkrimi arab ka ndikuar tek artistët që vinin nga larg në Gadishullin Arabik, për të mësuar gjuhën përmes shkrimeve të shenjta të Kuranit.

"Transformimi i gjuhës, nga e folura bukur në të shkruarën bukur, është shoqëruar me rëndësinë që ka fjala e shkruar në Islam që në krye të herës".

Për njerëzit nga vendet muslimane, transformi i fjalës së shkruar në art është diçka e njohur.

"Është e mrekullueshme për t'u parë, dhe përfundimisht ndihmon në zhvillimin e rajonit si një i tërë, pasi nëse përzieni besimet fetare dhe artin dhe nëse kjo bëhet bukur, atëherë kjo çon në zhvillimin e rajonit".

Banorit të Hjustonit, Cirus Majeh, disa objekte i kujtojnë fëmijërin në Iran.

"Sidomos kur sheh qilimat persianë... Të ulesh në to, kjo të jep një ndjesi të veçantë".

Ndjenja e mrekullueshme që përçojnë këto punime arti, është dhurata që ato u japin vizitorëve...

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTJA JAHJAGA PRITI DREJTUESIT E BASHKËSISË HEBRAIKE TË KOSOVËS (12.27.2011)
PRISHTINA NË FUNDVIT (12.27.2011)
SHKËLZEN LLUKA: SERBIA PO PRIVATIZON PRONAT KOSOVARE (12.27.2011)
FILMI IM ËSHTË NJË PËRGJIIGJE SHQIPTARE KUNDËR ATYRE QË NA AKUZOJNË PËR GJËRA QË VETË I BËJNË NË FSHEHTËSI ABSOLUTEMe regjisorin DHIMITËR ISMAILAJ bisedoi MIMOZA DAJÇI (12.27.2011)
"LËVIZJA E LIRË" SHQETËSUESE PËR SHQIPTARËT E LUGINËS (12.26.2011)
VERI: DIMRI NË BARRIKADA (12.26.2011)
KRYEMINISTRI BERISHA: HUMBJA E HAVELIT ËSHTË VËRTE E MADHE, POR SHUMË HERË MË E MADHE TRASHËGIMIA E TIJ (12.24.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA MORI PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.24.2011)
FUNERAL EMOCIONAL PËR ISH PRESIDENTIN ÇEK VACLAV HAVEL (12.23.2011)
"The Independent": LAMTUMIRË VACLAV, KEMI NEVOJË PËR TY MË SHUMË SE KURRË (12.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]