VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"URAGANI" ARRIN FITOREN E KATËRT NË BOKSIN PROFESIONIST
E Mërkurë, 12.28.2011, 12:01pm (GMT1)

Engelberg , 28 Dhjetor 2011 - Boksieri i njohur kosovar, Tefik Bajrami, ka fituar meçin ndaj austriakut Patrik Berger, mbrëmë në palestrën sportive në qendrën dimërorë në Engelberg të Zvicrës.

Kosovari ka treguar formë mjaft të mirë duke fituar meçin e katërt në boksin profesionit. Bajrami i njohur më nofkën "Uragani" në një atmosfere të flaktë nga tifozët shqiptare, ka qenë bindshëm më e mirë se Patrik Berger dhe bazuar në luftën e treguar në ring, Bajrami me plotë meritë iu gëzua fitores.

Bajrami është shprehur shumë i lumtur me fitoren kundër belgut, Patrik Berger. "Vërtet kisha përballë një kundërshtare shumë të fortë dhe më përvoje shumë të madhe, i cili kishte zhvilluar 14 meçe dhe kishte fituar tetë duele, madje 7 nga to më nokdaun. Por më përgatitjet që kam bërë dhe vetëbesimin tim të madh si dhe më goditje e mia të forta ia dola që ta fitoj këtë meç", ka thënë Bajrami.

Ai shpreson se pas këtij triumfi, tashmë është hapur rruga e tij drejt majave të boksit profesionist.

(http://www.kosovapress.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.