VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TË SHOHËSH PËRTEJ NJË DETYRE Nga MIMOZA EREBARA E Enjte, 12.29.2011, 11:48am (GMT1) Këto ditë në qytetin e Durrësit u zhvillua një veprimtari nga Biblioteka Publike e Durrësit, e cila tashmë ka krijuar një fizionomi të veçantë në të gjithë jetën kulturore në qytet. Është një qëndrim me një vizion të qartë dhe shumë frytdhënës. Nuk është e thjeshtë. Dhe aq më tepër nuk është "as e detyrueshme". Janë iniciativa që burojnë nga dëshira për kulturën dhe dashuria për librin dhe qytetin.Drejtoresha e kësaj Biblioteke zonja Flora Dervishi Gjondedaj, duke qenë edhe vete poete dhe studuese e letersisë e kupton shumë mirë ndikimin që përcjell një veprimtari e ndërtuar për brezin më të ri të krijuesve,duke i vlerësuar ata dhe duke u dhënë mundësinë që ata të shprehin artin e tyre në publik. Është një inisiativë që I tejkalon kufijtë e një veprimtarie të thjeshtë. Kjo për vetë faktin se kemi të bëjmë me brezin e ri. Impakti është i padiskutueshëm.Ideja se "disa shpirtra" shpëtohen, është shumë mbresëlënës.Duke patur këtë vizion për ecurinë e krijuesve të rinj në qytet dhe duke patur gjithashtu edhe një objektiv të qartë e të prekshëm, Biblioteka Publike e Durrësit bëri të mundur botimin e një antologjie poetike me krijime nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit. Janë inisiativa të rrralla, për të mos thënë të munguara në këto vite.Në fakt nuk është hera e parë që kjo Bibliotekë organizon veprimtari me librin dhe për librin. Nuk është hera e parë që pjesë e këtyre veprimtarive nuk bëhen vetëm të rinjtë, por edhe shtresa të tjera të shoqërisë, si intelektualët ashtu edhe kategori të tjera moshore dhe profesionesh.Në traditën e kësaj Biblioteke tashmë, renditen edhe të dalluarit në lexime, ata që ndjekin dhe janë të ndjeshëm ndaj çdo botimi. Ata që e kërkojnë librin me ngulm, e lexojnë dhe diskutojnë për të. Duke respektuar këtë traditë, tashmë, në këtë veprimtari u shpallën edhe lexuesit më të mirë të vitit 2011. U shpallën lexuesit më të mirë të librit në gjuhë të huaj, nga Biblioteka Britanike, që është pjesë e strukturës së Bibliotekës Publike.Gjithashtu u dhanë edhe disa çmime special. Njërin prej tyre e mori shkolla e mesme "Naim Frashëri", për numrin më të madh të lexuesve nga kjo shkollë plot 350 lexues. Një çmim special iu akordua përkthyesit të mirënjohur të letrave shqipe, Perikli Jorgonit.Dhe një tjetër çmim iu akordua shkrimtares Mimoza Erebara për punën përzgjedhëse dhe publikimin e vlerave të talenteve të reja. Por le të ndalemi pak më tepër tek risia e këtij aktiviteti. Fjala është për botimin e antologjisë rinore, me krijime nga nxënësit e shkollave të mesme të qytetit, shkollës "Naim Frashëri" dhe "Gjergj Kastrioti". Nuk përbën më lajm fakti që talente të kësaj moshe ka edhe në këtë kohë indiference nga strukturat përkatëse. Kështuqë ftesa nga kjo Bibliotekë, e veçanërisht nga redaktorja përkatëse Edlira Macaj, u prit me shumë dashuri nga dy moderatorët, Ilir Paja për shkollën "N.Frashëri" dhe Mimoza Erebara për shkollën "Gj. Kastrioti". Por asgjë nuk do të kishte vlerën e plotë nëse të dy moderatorët nuk do të kishin gjetur mbështetje të plotë si nga drejtoritë përkatëse të shkollave, ashtu edhe nga i gjithë stafi mësimor i lëndëve të letërsisë. Ishte një bashkëpunim mbresëlënës ku elementi që e përcolli nga fillimi deri në fund ishte dashamirësia dhe dashuria për letërsinë, respekti për aktin e krijimit dhe për krijuesit, pavarësisht moshës së tyre të re. Materialet fillimisht u përzgjodhën nga mësuesit përkatës dhe pastaj përmes një seleksionimi të dytë u paraqitën pranë redaktores, Edlira Macaj, e cila sigurisht bëri punën e saj me shumë profesionalizëm. Në fakt, nxënësit e shkollës "Gjergj Kastrioti", vinin si një prurje e konkursit që u zhvillua brenda klasave të kësaj shkolle, një konkurs i cili u kurorëzua edhe me një ceremoni të thjeshtë ku ishin të ftuar shkrimtarë e përkthyes si Sazan Goliku, Perikli Jorgoni, Vaso Papaj, Vasil Prençi, Enton Bido, të cilët krahas bisedës me nxënësit dhanë edhe çmimet përkatëse. E gjithë kjo punë nuk do të ishte kurorëzuar, nëse nuk do të kishte patur një mbështetje financiare e cila u realizua nga bashkëpunimi me Bashkinë e Qytetit të Durrësit. Sigurisht në kushtet kur buxheti i shtetit është rrudhur për shkaqe që nuk janë objekt i këtij shkrimi, është për të falenderuar këmbëngulja e drejtoreshës së kësaj Biblioteke, Flora Dervishi Gjondedaj, dhe mirëkuptimi nga pushteti vendor. Mendoj se e gjithë kjo veprimtari jo vetëm duhet të kthehet në një traditë për jeten kulturore të qytetit të Durrësit, por edhe të përhapet edhe nëpër qytete të tjera. Talente ka, mjaft t'i promovosh. Janë talente që të befasojnë për pjekurinë artistike dhe për filozofinë që mbartin. Janë talente që i përkasin një brezi për të cilin po thuhet edhe publikisht nga gazetarë e studiuesë që "nuk janë fare të lidhur me librin!". Është e vërtetë që ky brez shumë më tepër se sa brezat e mëparshëm përdor teknologjitë e përparuara, por kjo nuk do të thotë që dikush të marrë një pozë edhe komode, që vjen padyshim nga mosnjohja dhe keqinterpretimi dhe të deklarosh e trumbetosh se edhe nëse ka "ndonjë që shkruan vjersha, ajo është thjesht një pasojë e leximeve!" Antologjia e poetëve dhe prozatorëve të rinj të Durrësit është e botuar, dhe unë i ftoj të gjithë ata që do të duan të kuptojnë se si ata, nxënësit, shkruajnë në të vërtetë, le të lexojnë adoleshentët. Dhe pastaj le të prononcohen lirshëm qoftë duke u dhënë vlerat që ata mbartin, qoftë duke mos i pranuar. Por le të lexojnë njëherë! Gjithwsesi, kjo veprimtari wshtw pwr t'u pwrshwndetur fort dhe tw urojmw qw tw kemi edhe tw tjera simotra tw saj, jo vetwm nw qytetin e bukur tw Durrwsit, por edhe nw qytete tw tjera. Durrës, 27. 12.2011. MIMOZA EREBARA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |