VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DY SONDA TË NASAs DO TË HYJNË NË ORBITËN E HËNËS E Enjte, 12.29.2011, 06:15pm (GMT1) E enjte, 29 Dhjetor 2011 Suzanne Presto Pas pak ditësh, dy sonda binjake do të fillojnë fluturimin në orbitën e Hënës. Ato janë pjesë e një misioni me vlerë prej gjysmë miliardë dollarësh që do t'u mundësojë shkencëtarëve të kuptojnë më mirë fushën gravitacionale të hënës. Misioni i NASA-s quhet Grail. Ed Weiler, ekspert i misioneve shkencore të NASA-s, e përshkroi kështu qëllimin e sondave Grail para se ato të lëshoheshin me sukses nga Toka. Ai thotë: "Me pak fjalë, Grail, është si një udhëtim në qendër të hënës. Sondat do të analizojnë brendësinë e Hënës duke krijuar hartën e saj të gravitetit, më mirë se asnjëherë më parë." Të dy satelitët, të quajtur "Grail A" dhe "Grail B," do të ndjekin njëri-tjetrin rreth hënës, në distancë 200 kilometra nga njëri-tjetri. Sinjalet e radios do të përcaktojnë distancën mes tyre. NASA shpreson që satelitët Grail të nxjerrin hartën më të saktë të Hënës deri tani. NASA thotë se njohuritë e fituara nga misioni Grail do t'i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë rrugën e formimit të planeteve shkëmborë, duke përfshirë edhe Tokën. Harta e gravitacionit do të jetë një mjet i rëndësishëm për anijet që në të ardhmen do të fluturojnë drejt Hënës. Sondat binjake Grail do të fillojnë fluturimin në orbitën e Hënës më 31 dhjetor dhe 1 janar 2012. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |