VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"THE NEW YORK TIMES" TËRHEQ NGA BOTIMI NJË FOTOGRAFI TË CEREMONISË SË KIM JONG ILit
E Premte, 12.30.2011, 09:31am (GMT1)

Gazeta The New York Times thotë se ka tërhequr nga botimi një fotografi zyrtare të Koresë së Veriut nga ceremonia e funeralit për udhëheqësin e vdekur Kim Jong Il, pasi ekspertët kanë përcaktuar se ajo ishte modifikuar përmes teknologjisë digjitale.

Revista The Times njoftoi tërheqjen e fotografisë dje, duke thënë se fotografia e dyshuar është bërë nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe është shpërndarë nga një agjenci evropiane e lajmeve.

Gazeta citon ekspertët të kenë thënë se fotografia ishte ndryshuar duke përdorur programin Photoshop për të hequr imazhet e gjashtë personave që nuk ishin në rreshtin pothuaj të përkryer të një grupi njerëzisht që mbanin zi për udhëheqësin koreanoverior.

Gazeta citon analistët dhe ekspertët e saj në Dartmouth College të cilët kanë thënë se një foto e bërë nga agjencia e lajmeve Kyodo në Japoni pothuajse në të njëjtin moment tregon se fotoja e Agjencisë koreanoveriore të lajmeve ishte modifikuar.

Fotografia e agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo tregon gjashtë persona duke qëndruar në këmbë pas rreshtave të ngurtë të njerëzve që mbanin zi, ndëkohë që ata nuk ishin të pranishëm në fotografinë e publikuar nga Korea e Veriut.

Revista The Times, ka spekuluar se censorët e Koresë së Veriut mund të kenë fshirë gjashtë personat për të krijuar iluzionin e përsosmërisë ushtarake të funeralit.

Peniani nuk ka bërë komente mbi këtë çështje.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.