VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAHJAGA PRITI NJË DELEGACION TË PARLAMENTIT TË TURQISË
E Premte, 12.30.2011, 01:55pm (GMT1)

Presidentja Atifete Jahjaga priti dje një delegacion të Parlamentit të Turqisë, të kryesuar nga anëtari i këtij parlamenti, Rifait Sait.

Jahjaga e vlerësoi ndihmën që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë Kosovës në të gjithë fushat dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit. Ajo tha se Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar dhe respekton vlerat e secilit komunitet.

Presidentja e vendit theksoi se anëtarësimi i Kosovës në nismat dhe mekanizmat rajonalë e ndërkombëtarë është i domosdoshëm dhe shtoi se po punohet në agjendën evropiane për vendin.

Rifait Sait, në emër të delegacionit të parlamentit turk, tha se vendi i tij i kushton një rëndësi të veçantë Kosovës, dhe e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si shumë të mirë. Ai tha se për Turqinë paqja dhe stabiliteti në Kosovë nënkupton edhe paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit.

Sait shtoi se Turqia do të jetë përkrah Kosovës në të gjitha proceset dhe do të jetë një lobuese e fuqishme për vendin tonë në vendet e Kaukazit dhe në vendet islamike.
(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.