VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LDK: PUSHTETI ËSHTË I LIDHUR ME KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
E Premte, 12.30.2011, 03:07pm (GMT1)

Derisa kriminelët e udhëheqin shtetin, nuk do të ecim përpara. Kështu ka akuzuar pushtetin LDK-ja përmes deputetes së saj Vjosa Osmani. Por, ajo nuk ka përmendur emra. E pyetur disa herë për këtë çështje, deputetja Osmani nuk ka treguar se për kë e ka fjalën. Ajo vetëm ka thënë se shumë raporte ndërkombëtare të publikuara për Kosovën e bëjnë ndërlidhjen e politikës së Kosovës me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

"Gjykatat duhet të tregojnë se kush është kriminel", ka thënë ajo.

Në këtë konferencë ajo ka polemizuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, lidhur me njohjet. Sipas Vjosa Osmanit, ka qenë pikërisht LDK-ja dhe ministri i dikurshëm i saj për Punë të Jashtme, Skënder Hyseni, që kanë dhënë kontributin më të madh për numrin e njohjeve dhe jo Qeveria Thaçi II. Ajo ka thënë se gjatë këtij viti vetëm 9 shtete e kanë njohur Kosovën. Ndërsa, ka akuzuar qeverinë e vendit për dështim total në fushën e politikës së jashtme.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.