E Premte, 03.29.2024, 09:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LAMTUMIRË DHE MIRË SE VJEN  LUAN KRASNIQI!
E Hënë, 01.02.2012, 12:18pm (GMT+1)

Luani kundër tigrit- Luan Krasniqi ndeshet me amerikanin Tony Thompson në Hamburg, korrik 2007

02.01.2012  

Luan Krasniqi vërtet i dha fund karrierës së tij si boksier profesionist. Por ai vazhdon të mbetet shqiptari më i njohur në Gjermani dhe Evropë.

Lamtumirë Luan Krasniqi! Kolosi shqiptar me grushtin më të fuqishëm dhe shqiptari më i njohur në Gjermani dhe më gjerë, i dha fund karrierës së boksierit profesionit, në ditët e fundit të vitit 2011. "Der Löwe" (Luani) nuk e realizoi ëndrrën e tij personale, ëndrrën e shqiptarëve dhe gjermanëve, që të bëhet kampion bote në kategorinë e rëndë në boks. Por në boksin amator dhe profesionist ai ka lënë gjurmë si asnjë shqiptar tjetër deri tani.

Bilanci impozant i kolosit nga Juniku

40 vjeçari i lindur në Junik të Kosovës (me 10. 05. 1971) ka ardhur me familjen në Rotweil të Gjermanisë në vitin 1987. Në periudhën prej vitit 1997 deri 2008 ai është futur 35 herë në ringun profesional. Ka shënuar 30 fitore, një barazim dhe katër humbje. Më parë ai kishte një karrierë të shkëlqyeshme edhe në boksin amator. Në lojërat olimpike të vitit 1996 në Atlanta të SHBA-së Luani fitoi medaljen e bronztë. Ndërsa në kampionatin botëror për amator, një vit më parë, ai ka rrahur edhe kampionin aktual të botës në boksin profesionist, Vlladimir Kliçko nga Ukraina. Për fat të keq më pas humbi nga boksieri i famshëm nga Kuba, Felix Savon. Por si edhe shumë kampionë të tjerë, edhe Luani ka pasur ngritje dhe rënie dramatike në karrierën e tij....

Shkëlqimi dhe hijet e kampionit

Titullii më i rëndësishëm në boksin profesionist ishte kampion Evrope në kategorinë e rëndë. Këtë titull ai e fitoi në vitin 2002, pasi mundi Rene Monse. Por vetëm disa muaj më vonë ra hija më e rëndë në karrierën e Luan Krasniqit! Më 20 korrik të vitit 2002, në Dortmund të Gjermanisë, ai doli në ring kundër polakut Przemyslaw Saleta. Luani ishte me pikë në epërsi, por në raundin e nëntë, papritur u dorëzua!

"Nuk dua të boksoj më, edhe pikë!", vendosi Luani në qoshen e tij. Nuk mund ta kuptonte askush. As trajneri Michael Timm nuk arriti ta bindë që të vazhdojë meçin. Emri i Luanit u zbeh jo vetëm në Gjermani por edhe më gjërë. Tifozët e "sportit bujar" ishin të dëshpëruar gjithandej - në Gjermani, Kosovë, Shqipëri ... i dëshpëroi ai nga i cili prisnin më së shumti - idoli i tyre.

Por karakteristika e kampionëvë është që të ngrihen edhe në momentet më të vështira. Dy vjet më vonë ai filloi rehabilitimin. Në meçin e dytë kundër Saletës, polaku nuk kishte asnjë shans. Luani e hodhi tri herë në dysheme që në raundin e parë. Ndërsa me 14 shkurt 2004 rifitoi titullin e kampionit evropian, pas fitores me pikë kundër turkut Sinan Åamil Sam. Rruga ishte tani e hapur për majat botërore...

Humbja që jehoi më shumë se shumë fitore

Duket absurde, por shkëlqimin e plotë Luanit ia ktheu një humbje tjetër. Ajo kundër kampionit të botës Lemon Browster, në 100 vjetorin e legjendës gjermane të boksit Max Schmeling, me 28 shtator 2005. Në Hamburg ishin mbledhur mijëra shqiptarë dhe dashamirë të boksit nga Gjermania dhe mbarë bota. Nga të gjitha anët jehonte Luan, Luan...

Unë vetë harrova që atje kisha shkuar të raportoj dhe brohorisja më shumë se të tjerët. Së bashku me disa gazetarë tjerë shqiptarë rrinim tërë kohën në këmbë. Të tjerët shikonin, por në këtë moment ishte për ne e parëndësishme se çfarë mendojnë të tjerët. Luani ynë bënte një meç të mrekullueshëm. Kampioni i botës Lamon Brewster lëkundej, por edhe qëllonte Luanin. Herë njëri e herë tjetri ishin buzë humnerës...

Luan Krasniqi dhe Alexander Dimitrenko

Kam shikuar "live" shumë evenimente sportive dhe ekipe të famshme si Real Madrid, AC Milan, Bajern... apo basketbollistin e famshëm Drazhen Petroviq dhe Cibonën e pathyeshme, por ky ishte për mua një prej momenteve më emocionale. Luani humbi në fund - por humbi si një sportist i vërtetë!

Luani ra për dysheme, ndërsa Brewsterin pas duelit e nxorën për krahu nga ringu. "Luan Krasniqi ka luftuar si një luftëtar i vërtetë", deklaroi promotori më i njohur në botën e boksit Don King. Ndërsa ish-kampoioni Dariusz Michalczewski thoshte: "Luani ka humbur në mënyrë fantastike". Dy orë më vonë në festën e VIP-ave, e takova shkurt edhe vetë Brewsterin. Mendova fillimisht t'ia fusja një grusht... por vendosa të fotografohem me të - për të mirën e shëndetit tim!

Dështoi edhe përpjekja e fundit

Luan Krasniqi kishte mundësinë që edhe gjatë vitit 2011 të futet në ring dhe të bëhet konkurrent për titullin e kampionit. Por për shkak të sëmundjes, Luani u detyrua të anulojë duelin me amerikanin Jonathon Banks, në shkurt të këtij viti. Kështu që në bilancin e tij përfundimtar mbetet një humbje në fund të karrierës: ajo kundër ukrainasit Alexander Dimitrenko (15. nëntor 2008).

Luani mbetet në boks

Luan Krasniqi bëri të ditur në faqen e tij të internetit se përfundimi i karrierës profesioniste nuk do të thotë largim i plotë nga boksi. Ai ka vendosur të ndihmojë talentët e rinj dhe të punojë si komentator në televizion. "Do të bëj gjithçka që t'ia rikthej boksi tatraktivitetin", thotë Luani. Tani pra mund të themi - Mirë se vjen Luan Krasniqi! (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIBERALIZIMI I VIZAVE: PA IDE PËR PËRFUNDIMIN E PROCESIT (01.02.2012)
RAPORTET NDËRETNIKE NË MAQEDONI KARAKTERIZOHEN GJITHNJË E MË SHUMË NGA TENSIONET DHE INCIDENTET (01.01.2012)
QEVERIA I SHPËRFILL, ATA DUAN TË ARDHME (01.01.2012)
SERBIA EDHE GJATË 2012 NËN "KTHETRAT" E KOSOVËS (12.31.2011)
VERIU - INSTRUMENT I BEOGRADIT (12.31.2011)
MAQEDONI: 2011, VIT I STATUS QUOs (12.31.2011)
RECIPROCITETI, FENOMEN KARAKTERISTIK I 2011s (12.31.2011)
VITI I NGRIRJES SË VERIUT (12.31.2011)
CORRIERE DELLA SERA, 31.12.1940 – "LA MORTE DI GIORGIO FISHTA" (Vdekja e Gjergj Fishtes) (12.30.2011)
LDK: PUSHTETI ËSHTË I LIDHUR ME KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR (12.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]