ROMNEI FITON NË AJOUA
E Mërkurë, 01.04.2012, 10:23am (GMT+1)
04.01.2012 - Ish guvernatori i Masaçusetsit Mit Romnei ka fituar në votimet paraprake me vetëm 8 vota epërsi ndaj ish senatorit amerikan Rik Santorum.
Romnei fitoi 25 për qind të votave në garën e parë që u mbajt në shtetin e Ajouës, për të zgjedhur kandidatin republikan, i cili do të sfidojë presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.
Pas Ajouës republikanët do të garojnë në shtetin e Nju Hempshajrit, ku Romni sipas sondazheve ka dalë të jetë më i preferuar. (rel)
www.voal-online.ch
|