E Premte, 03.29.2024, 03:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Reportazh: Ëndërrat kthehen në hi përgjatë bulevardit të famshëm të Teheranit

Nga Frederik Dahl


E Djelë, 06.14.2009, 03:50pm (GMT+1)

 

 

 

Bulevardi më i njohur i Teheranit, këto ditë ishte mbushur me gaz e harè, ndërsa mbështetësit e kandidatit të moderuar presidencial, Mirhosein Musavi deklaronin dëshirën e tyre për ndryshime politike dhe sociale në Iran.

Këtë fundjavë, pikërisht natën e së Shtunës, bulevardi ''Vali-ye Asr'' u shndërrua në një zonë lufte.

E gjitha kjo, pas përleshjeve që shpërthyen pas humbjes së tij ndaj presidentit të vijës së ashpër, Mahmud Ahmadinexhad, një rezultat që Musavi e denoncoi si një ''maskaradë të rrezikshme''.

Arteria e gjatë e turmave të egërsuara pro Musavit u këput në mes nga numri i madh i policëve të pranishëm.

Ata përdorën shkopinjtë e gomave kundër mijëra protestuesve që akuzonin qeverinë për vjedhjen e votës.

Xhama të thyer dhe zjarre të vogla ishin dëshmitare të trazirave pasi Ministria e Brendshme deklaroi se Ahmadinexhad kishte fituar thellë kundër rivalit të tij.

Zyrtarët iranianë refuzuan akuzat e opozitës për grabitje të votave. Ahmadinexhad i konsideroi zgjedhjet të lira, duke mos lënë hapësira për diskutime të mëtejshme.

 

Mizëri policësh mbi motoçikleta lëviznin me shpejtësi, ndërsa unë i afrohesha bulevardit ''Vali-ye Asr'' për të shkuar në shtëpinë time, në veri të Teheranit, duke goditur makinat që u bllokonin rrugën.

Unë vetë mora dy goditje, ndërkohë që ecja përpara një kolone policësh në këmbë, pranë sheshit ''Vanak'', ku demonstruesit anti-Ahmadinexhad kishin hedhur gurë kundër tyre.
Në pjesë të tjera të kryeqytetit me 12 milionë banorë, një koleg kishte parë policë që rrihnin të rinj me shkopinj gome, ndërkohë që në një lokalitet tjetër kishin hapur edhe zjarr paralajmërues.

Virtualisht, çdo stacion qëndrimi autobusi në rrugën drejt shtëpisë time ishte shkatërruar duke më detyruar mua dhe të tjerë të ecnim me kujdes.

Edhe dritaret e disa bankave private ishin thyer ndërsa tabelat e qarkullimit rrugor ishin dëmtuar. Këto, në një qyteti si Teherani, kaq strikt në respektimin e rregullave.

"Luftë? jo, zgjedhje!"

 

Në fillim të ditës, në të njëjtën rrugë, pashë qindra mbështetës të Musavit që protestonin kundër rezultatit të zgjedhjeve.
"Musavi kthe votat tona! Çfarë ndodhi me votat tona?", bërtisnin ata.
Reza, një student 25-vjeçar, i cili më dha vetëm mbiemrin, më tha se ''zgjedhjet ishin korruptive. Nëse Ahmadinexhadi do të fitonte, atëherë ku janë mbështetësit e tij? Si ka mundësi që ata nuk po festojnë?".

Zëvendësshefi i policisë së Teheranit, Mohsen Khansharli ka paralajmëruar se njerëzit e tij do të konfrontoheshin ashpër me çdo lloj manifestimi të paligjshëm.

 

Në prag të zgjedhjeve, mbështetësit e Musavit, gjithë shend e verë, festuan me kërcime, britma gëzimi dhe bori makinash përgjatë bulevardit ''Vali-ye Asr'' në skena të papara që nga vala popullore në përkrahje të reformistit Mohamed Khatami, pas votimeve të vitit 1997.

Tani anëtarë të milicisë religjioze ''Basij'' dhe mbështetës të tjerë të Ahmadinexhadit festojnë me mënyrat e tyre në të njëjtin bulevard. Disa prej tyre janë të mbështjellë me flamurin me tre ngjyra, të kuqe, të bardhë dhe të gkelbër të Iranit.
Në qendër të Teheranit, policë të shumtë rrinë pranë rrugëve apo janë ulur në trotuare.
Gurë të panumërt mbushin rrugën. Kolegët ndihmojnë një polic të plagosur të hipë në një ambulancë aty pranë.

"Luftë?", pyes një polic në moshë të re, i cili duket shumë i lodhur dhe që mban helmetën në duar. "Jo, zgjedhje!", përgjigjet ai duke ngritur supet. NOA-Reuters.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Alber Rohan: Kosova ka Kushtetutë moderne dhe em standarde plotësisht evropiane (06.12.2009)
Financial Times: Ngjitja e madhe e së djathtësNga John LLOYD (06.12.2009)
Rast precedent, po apo jo? Ndikimi i luftës së Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtareNga Fabian Schmidt, Deutsche Welle (06.11.2009)
Dhjetë vjet pas hyrjes të NATO-s në KosovëGjenerali Mike Jackson: KFOR-i ende i nevojshëm në Kosovë (06.11.2009)
Në kryeqytet po kryhet investimi më serioz për kulturën kombëtare gjatë 20 viteve të fundit Nga Mujo BUÇPAPAJ (06.10.2009)
Ismail Kadare. E vërteta mbi krimet serbe duhet të dalë në dritë, Evropa ende nuk e di të vërtetën (06.09.2009)
Die Welt: Pse ne italianët i duam dobësitë e Berluskonit Nga Xhuliano Ferrara (06.08.2009)
The New York Times: Zgjidhja e lëmshit në BallkanNga William Montgomery (06.07.2009)
Në prag të 65 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi (06.06.2009)
Komiteti i Helsinkit në Kongresin Amerikan organizoi një bisedë mbi zgjedhjet parlamentare 2009 (06.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]