VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHËNOHET DITA E PËRKUJTIMIT TË HOLOKAUSTIT


E Premte, 01.27.2012, 11:15am (GMT1)

27.01.2012 - Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit.

27 janari ishte dita kur trupat sovjetike e çliruan kampin e vdekjes të Nazistëve gjermanë, në Aushvic Birkenau në Poloni, në vitin 1945.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005, këtë ditë e ka shpallur Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Me rezolutën e OKB-së, poashtu, hedhet poshtë çfarëdo refuzimi i Holokaustit si ngjarje historike, kërkohet nga shtetet, që të zhvillojnë programe arsimore për këshillimin e gjeneratave të ardhshme lidhur me tmerret e gjenocidit, dhe bëhet ftesë për mbrojtjen aktive të terreneve, që ishin të involvuara në Holokaust.

Këtë vit temë e përkujtimit është "Fëmijët dhe Holokausti".

Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë në Holokaust, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.