VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GRATË TRUPROJA, SHKOLLA E PEKINIT
E Shtunë, 01.28.2012, 05:05pm (GMT1)

Ilustrim

28.01.2012 - Ka shumë vende në botë ku gratë e suksesshme duan truproja. Shpesh, ato duan që këto truproja të jenë femra gjithashtu.

Në Pekin, ekziston një shkollë, e cila është e bindur se tregu për femra truproje është në rritje. Drejtuesja e kësaj shkolle, Çen Jongxhing, tregon arsyen:

"Në Kinë, tregu i meshkujve truprojë është në rritje të qëndrueshme. Megjithatë, preferenca për femra truproje është rritur që nga viti i fundit. Shumë femra sipërmarrëse të famshme, yje të muzikës si dhe familjarët e tyre, fëmijët dhe prindërit, të gjithë kanë nevojë për truproje femra. Pra, ne jemi veçanërisht duke u fokusuar në trajnimin e femrave për t'u bërë truproja duke filluar nga ky vit", thotë zonja Çen.

Në shkollë, kandidatet fitojnë aftësitë që ju duhen për të mbrojtur një punëdhënës të pasur.

Ato mësohen të grushtojnë dhe të shqelmojnë, të bllokojnë një sulm me thikë, të çarmatosin një preson të armatosur, dhe sidomos, të ngasin veturën shpejtë.

"Për të mbrojtur një preson të rëndësishëm, e domosdoshme është aftësia për të ngarë veturën shpejtë. Ngasja merr 40 për qind të kohës gjatë misioneve tona, sepse personi që ne e mbrojmë, është gjithmonë i lidhur me veturën, kur nuk është duke punuar apo pushuar. Prandaj, kjo është arsyeja që ne kemi trajnim të veçantë për ngasje", thotë zonja Çen.

Duhet edhe rezistencë mendore që të jesh truproje. Shkolla gjithashtu punon edhe për një gjë të tillë.

Një instruktor vendos shishe prej xhami para një rendi të femrave. Një nga një, ai përplas shishen në ballin e secilës femër.

Sun Jixhajo, 22-vjeçare, mezi lëkundet. Ajo është gati t'i thyejë barrierat gjinore.

"Në Kinë, gratë shikohen si një grup i rrezikuar, dhe shoqëria gjithmonë i shikon nga lart. Megjithatë, pothuajse çdokush e shikon një truproje femër më ndryshe. Si një femër, unë jam shumë krenare të jem në gjendje të mbroj një burrë, madje edhe një grup njerëzish", thotë Jixhajo.

Para se ajo dhe studentet tjera mund të bëhen truproje profesioniste, atyre ende iu duhet të kalojnë një kurs tetëmuajsh të ushtrimit të qëndrueshmërisë, arteve marciale, aftësi zbulimi dhe etikë profesionale të biznesit.

Por, kjo mund t'ia vlejë.

Të diplomuarat nga kjo shkollë mund të gjejnë një punë që paguhet mirë, me rrogë më së paku 800 dollarë në muaj.

Deri sa truprojat femra të jenë të rralla, kjo shumë do të jetë më e madhe se sa e shumicës së meshkujve që punojnë në këtë profesion. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.