VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BULLGARIA LARGON 24 AMBASADORË ISH AGJENTË SIGURIMIT KOMUNIST TË SHTETIT
E Djelë, 01.29.2012, 02:28pm (GMT1)

Voal-online - Bullgaria do të emërojë gjithësejt 24 ambasadorë të rinj në riorganizimin e saj më të madh diplomatik që synon t'i zëvendësojë përfaqësuesit e saj diplomatikë të cilët kanë qenë agjentë të Sigurimit Komunist të Shtetit.

Presidenti i ri i Bullgarisë Rosen Plevneliev dhe Kryeministri Boyko Borisov u pajtuan për një listë prej 24 ambasadorësh të rinj në një takim të tyre këto ditë, raporton dnevnik.bg.

Plevneliev dhe Borisov nuk pranuan të përmendin emra.

"Ne do t'i diskutojmë ata në Këshillin e Ministrave, ne nuk mund t'i pranojmë ata," tha Borisov. Megjithatë, Borisov përmendi se ish kryetari në largim i Shëbimit Kombëtar të Inteligjencës, Gjenerali Kircho Kirov nuk do të jetë në mesin e ambasadorëve, përderisa ai ka qenë agjent i Sigurimit të Shtetit.

Sipas dnevnik.bg, zëvendësministri i Jashtëm të Bullgarisë, Konstantin Dimitrov, do të emërohet ambasadori ri i vendit në Londër. Një tjetër zëvendësministër, Dimitar Tsanchev, pritet të emërohet si Përfaqësues i Përhershëm i BE-së.

Angel Cholakov, këshilltar i Politikës së Jashtme të Kryeministrit Boyko Borisov, pritet të emërohet ambasador në Itali. Ai do të zëvendësojë ish agjentin komunist Atanas Mladenov.

Pesë ambasadorë të përkohshëm, thotë raporti, duke përmendur Vienën, Pretorian, Damaskun, Bratislavën dhe Islamabadin.

Biserka Benisheva, një diplomate karriere, pritet të emërohet ambasador bullgar në Pragë. Emërime gjithashtu priten në Kive, Stokholm dhe Shkup.

Ivan Piperkov, shef i Departamentit për çështjet Politike, Drejtorisë për OKB dhe çështjen Globale, në Ministrinë e Brendshme, duket se do të emërohet ambasador në Gjenevë.

Ambasadori i përkohshëm më Kairo, Rumen Petrov, do të emërohet atje si përfaqësues i përhershëm.

Gjenerali Nikola Kolev, ish shef kabineti i Presidentit Georgi Parvanov, mund të bëhet ambasador në Hollandë, ndërsa punonjësja e Ministrisë së Jashtme Emiliya Kraleva pritet të jetë ambasadore në Greqi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.