VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gazetari amerikan iu iku nga duart rrëmbyesve talibanë
E Djelë, 06.21.2009, 08:40am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Një gazetar i New York Times, David Rhode, i burgosur në Pakistan prej më shumë se shtatë muajsh, ia ka arritur të ikë nga vendi i vuajtjes në të cilin një grup militantësh talibanë e mbanin të burgosur.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta amerikane në botimin e saj online, duke saktësuar se David Rhode ia ka arritur të ikë me një gazetar tjetër afgan, edhe ai i sekuestruar, Tahir Ludin. Të dy janë kapur nëpër muret e burgut ku po mbaheshin, nëa Waziristan, në Pakistanin verior. Gazeta New York Times saktëson duke iu referuar së shoqes së Rhode, Kristen Mulvihill se dy të arratisurit janë ndihmuar për ikjen nga një zbulues i ushtrisë, i cili iu ka prirë atyre deri në bazën ushtarake më të afërt. Ata janë transferuar pastaj në bazën ushtarake amerikane të Bagramit, Afganistan.

Rhode, 41 vjeç, ishte sekuestruar më 10 nëntor në hyrje të Kabulit, në rrugicën Logar, në Afganistan, bashkë me Ludin e shoferin afgan, Asadullah Mangal, të cilit i kanë humbur gjurmët. Të burgosurit pastaj janë trnasferuar në Pakistan.
Drejtori i New York Times, Bill Keller, ka thënë se kishte mbajtur heshtje për rrëmbimin që të mos vinte në rrezik jetën e pengjeve. Ka saktësuar edhe se nuk ka paguar asgjë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.