VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Copëtimi i Kosovës dhe i Bosnjës prioritet i diplomacisë serbe
E Djelë, 06.21.2009, 05:03pm (GMT1)

 

Këshilli i Helsnikit, në një raport për politikën e jashtme të Serbisë thotë se kjo ministri për synimi bazik e ka idenë e "rikomponimit të Ballkanit", që përfshin ndarjen e Biosnjës dhe të Kosovës.

Politika e jashtme e Serbisë është e fokusuar në pengimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa janë lënë anash integrimet evopiane, vlerësohet në raportin e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi. Në dokumentin "Politika e jashtme: Pa koncept", thuhet se mungesa e konceptit strartegjik të zhvillimit të vendit, karkaterizon dinamikën e brendshme të Seerbisë që nga vrasja e kryeministrit Gjingjiq më 2003, dhe se kjo shquhet në mënyrë më të qartë në fushën e politikës së jashtme.

Raporti thotë se Serbia kërkon aleatë në regjimet më autoritare në Afrikë dhe në Azi , të cilat nuk kanë ndonjë interes as për Kosovën, as për Serbinë , por se u konvenon që të kenë mbështetje në mbrojtjen e interesave të tyre në OKB dhe në ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar.

Lobimi nëpër vende të tilla është preokupim themelor i ministrit të jashtëm, Jeremiq, thotë raporti.
Kthimi i butë drejt Perëndimit, i cili konstatohet në raport, e që mund të shënohet me vizitën e Bajdenit në Beograd dhe të Tadiqit në Francë, ka ndodhur në rend të parë me nismën e SHBA dhe BE-së. RTK

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.