E Premte, 03.29.2024, 01:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Demonstratat në Iran dhe roli i rrjeteve shoqërore të informimit
E Djelë, 06.21.2009, 08:37pm (GMT+1)

Ndërsa në Iran vazhdojnë demonstratat pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të 12 qershorit, demonstruesit me aftësitë e tyre po i anashkalojnë përpjekjet e qeverisë për të ndaluar njoftimet rreth demonstratave. Iranianët kanë mbajtur kontakte me njeri tjetrin si dhe me komunitetin ndërkombëtar. Në materialin në vazhdim bëhet fjalë për ndikimin e rrjeteve shoqërore në internet tek konflikti pas zgjedhjeve dhe se si iranianët e arsimuar po ndryshojnë atmosferën politike në Iran.

 

Protestuesit hipin në ambulancë një koleg të plagosur dhe kjo video duket se është marrë nga një iranian.

Një person tjetër filmoi me kamerën e telefonit celular protestuesit që me sa duket qëllojnë me gurë policinë.

Dhe në YouTube, oficerët e policisë shikohen duke rrahur protestuesit. Ndërsa qeveria iraniane nuk lejon mbulimin tradicional nga media të protestave masive, shkëmbimi i informacionit mes qytetarëve në Teheran ka tërhequr vemendjen e botës. Për shërbimet kryesore të lajmeve, qytetarët gazetarë të Iranit janë bërë një burim i rëndësishëm informacioni.

 

Hamideh Aramideh i shërbimit persian të lajmeve në Zërin e Amerikës kontrollon fotografi dhe video të dërguara nëpërmjet faqeve elektronike si Facebook dhe YouTube. Këto ditë, Hamideja ka shtuar në faqen e saj Facebook mijëra kontakte të reja, me sa duket nga Irani.

Xhef Livingston, autor dhe punonjës në organizatën Shoqëria për Kërkime të Reja të Medias së Komunikimit, shpjegon se sa i thjeshtë është shkëmbimi i informacionit, edhe në kohë krize.

"Me telefonin celular mund të bësh një fotografi dhe ta dërgosh kur të duash, thjeshtë duke shtypur sustën "Dërgo". Pamje të ndryshme mund të futen në rrjetin e telefonit celular dhe në Internet dhe mund të hidhen në faze të ndryshme elektronike brënda disa sekondash". - thotë ai

 

Në përgjigje të rezultatit të zgjedhjeve në Iran dhe demonstratave që pasuan, njerëzit nëpër botë janë përgjigjur me protesta dhe demonstrata.

Aleks Vatanka, analist për Lindjen e Mesme në Grupin Informativ Jane, thotë se thjeshtësia e shkëmbimit të informacioneve ka bërë që edhe njerëzit nëpër botë të shikojnë fare nga afër protestat e zhvilluara në Teheran. Ai thotë:

"Kam folur me iraniano-amerikanë, të cilët herë herë ndjehen sikur janë në ballë të demonstratave sepse të afërmit apo miqtë u dërgojnë atyre me anë të mjeteve elektronike momente nga demonstrata, që sapo kanë ndodhur ose pas pak minutash".

Ekspertët thonë se me anë të telefonëve celularë, teknologjive të Internetit dhe rrjeteve të ndryshme për shkëmbimin e informacionit, qytetarët në fakt vazhdojnë të mbajnë gjallë mesazhin e demonstratave.

 

Drejtorja e Projektit kërkimor të medias publike globale, Shalini Venturelli, thotë se njerëzit po ndryshojnë realitetin politik në Iran.

"Ata po kontrollojnë realitetin, madje janë të angazhuar për shkëmbimin e informacionit mes tyre, duke kapërcuer pengesat e vendosura nga regjimi. Edhe në se Ahmadinexhani arrin me sukses të mbajë pushtetin, në Iran po ndodh diçka që do të ndryshojë për gjithmonë skenën politike në vend".

Ekspertë të tjerë thonë se rrjeti shoqëror i medias mund të ketë avantazhe edhe për qeverinë.

"Le të mos harrojmë se ishte Ahmedinexhadi që tha se Facebook nuk duhet të bllokohet sepse autoritetet mund ta përdorin atë si dhe rrjete të tjera shoqërore për të shtuar mbështetjen madje edhe për të parë se ç'thonë njerëzit dhe cilat janë prirjet shoqërore".

Shërbimet e ndryshme elektronike kanë marrë masa shtesë në përgjigje të zhvillimeve në Iran. Rrjeti Twitter shtyu shërbimin rutinë, që zakonisht ndërpret për një farë kohe hyrjen në këtë rrjet. YouTube po zbut kufizimet e zakonshme për të lejuar video nga Irani me skena dhune, duke thënë se ato janë të rëndësishme për t'u parë nga gjithë bota. /ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Copëtimi i Kosovës dhe i Bosnjës prioritet i diplomacisë serbe (06.21.2009)
Gazetari amerikan iu iku nga duart rrëmbyesve talibanë (06.21.2009)
Rrezikimi i lirisë së shprehjes (06.20.2009)
CPJ dënon kërcënimet kundër gazetares Jeta Xharra në Kosovë (06.19.2009)
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI (06.19.2009)
Kristofer Dell: Administrata amerikane e ka treguar qartë mbështetjen për Kosovën (06.18.2009)
Washington Post: Drama e Teheranit (06.17.2009)
Qytetarët e Kosovës bojkotojnë në heshtje mallrat maqedonase (06.17.2009)
Solidariteti i Havelit me protestuesit iranianë (06.16.2009)
Washitngton Post: Çfarë duan iranianët?Shkruan: Jeffry Gedmin (06.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]