E Shtunë, 04.20.2024, 12:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Si duhet të reagojë Presidenti Obama ndaj ngjarjeve në Iran?
E Hënë, 06.22.2009, 07:19am (GMT+1)

 

 

    Xhon Mëkejn

 

Në Uashington është hapur një debat politik se si duhet të reagojnë Shtetet e Bashkuara ndaj zhvillimeve të fundit në Iran ku protestat për çështjen e zgjedhjeve kanë çuar në gjakderdhje. Disa anëtarë të Kongresit po i bëjnë thirrje Presidentit Obama të mbajë një pozicion më të ashpër ndërsa të tjerë kërkojnë një qendrim të matur.

Presidenti i ka zgjedhur fjalët me kujdes duke e kalibruar reagimin e tij sipas zhvillimeve në Iran. 

Komentet e tij mbi të drejtën për të shprehur mendime të kundërta dhe mbi protestat paqësore janë forcuar gjatë ditëve të fundit. Por nuk ka patur ndryshimk në pikpamjen e tij se populli iranian duhet t'i zgjedhë vetë udhëheqësit pa ndërhyrje nga jashtë.

Në deklaratën e tij të fundit të bërë të shtunën, zoti Obama e quajti shtypjen e protestuesve nga qeveria iraniane të dhunshme dhe të padrejtë. Ai paralajmëroi edhe një herë se bota është duke vëzhguar atë që po ndodh në Teheran.

Disa republikanë me pozitë në Kongresin amerikan po kërkojnë që presidenti të bëjë më shumë.  

Senatori Xhon Mekejn, rivali i zotit Obama gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008, i tha televizionit CBS se Shtëpia e Bardhë duhet të luajë një rol udhëheqës moral.

"Unë nuk e quaj ndërhyrje kur qendron në anën e parimeve që e bënë vendin tonë vendin më madhështor në histori".

Ndërsa senatori tjetër republikan Lindsi Graham i tha televizionit ABC se reagimi fillestar i Presidentit ishte i drojtur dhe pasiv.

"Të rinjtë dhe të rejat që po dalin në rrugët e Teheranit kanë nevojë për mbështetjen tonë. Pankartat që ata mbajnë janë në anglisht. Në thelb ata po kërkojnë që ne të flasim në emër të tyre."

Por mes republikanëve ka pikpamje të ndryshme. Për shembull, ish Sekretari i Shtetit, Henri Kisinxher ka thënë se Presidenti Obama po mban qendrimin e duhur.  

Siç edhe pritej, zoti Obama po merr përkrahje edhe nga demokratët kryesorë të Kongresit. Ata janë dakord me pikpamjen se Shtetet e Bashkuara nuk duhet t'i japin shkak qeverisë iraniane që t'i etiketojë protestuesit si vegla të Amerikës. Udhëheqësit iranianë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për ndërhyrje.

Senatori Kristofer Dod tha në rrjetin televiziv ABC se Presidenti po ruan balancën e duhur:  

"Gjëja më e keqe që mund të bënim në këtë moment për këta reformatorë, këta protestues, këta njerëz të guximshëm në Teheran është t'i jepnim shkak qeverisë së atjeshme të thotë se kjo është një opozitë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara."

Një ndër zërat kryesorë në senatin amerikan për çështjen e Iranit, demokrati Evan Bayh, i tha dje rrjetit televiziv Fox News se qeveria iraniane po humbet legjitimitet brenda vendit. Ai tha se udhëheqësit e Iranit po përpiqen ta zhvendosin vemendjen diku tjetër:

"Ne nuk duhet të lejojmë që ata të ndryshojnë temë dhe të flasin për ndërhyrje amerikane, për imperializëm amerikan dhe perëndimor e gjëra të këtij lloji sepse historikisht, këto lloj etiketimesh kanë patur jehonë. Kjo do t'i lejojnte ata të ndryshonin temë në Iran dhe në vendet e tjera myslimane prandaj të mos i lejojmë ta bëjnë këtë."

Zoti Bayh tha se demonstratat në Iran bëhen tani për diçka shumë më të madhe se sa thjesht për zgjedhjet. Protestuesit, tha ai, po kërkojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe për vendin e tyre./ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Demonstratat në Iran dhe roli i rrjeteve shoqërore të informimit (06.21.2009)
Copëtimi i Kosovës dhe i Bosnjës prioritet i diplomacisë serbe (06.21.2009)
Gazetari amerikan iu iku nga duart rrëmbyesve talibanë (06.21.2009)
Rrezikimi i lirisë së shprehjes (06.20.2009)
CPJ dënon kërcënimet kundër gazetares Jeta Xharra në Kosovë (06.19.2009)
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI (06.19.2009)
Kristofer Dell: Administrata amerikane e ka treguar qartë mbështetjen për Kosovën (06.18.2009)
Washington Post: Drama e Teheranit (06.17.2009)
Qytetarët e Kosovës bojkotojnë në heshtje mallrat maqedonase (06.17.2009)
Solidariteti i Havelit me protestuesit iranianë (06.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]