VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SEANCA E RADHËS NË PROCESIN GJYQËSOR PËR "RASTIN KLEÇKA"

Deri në muajin korrik janë planifikuar të mbahen rreth 40 seanca gjyqësore


E Martë, 02.28.2012, 11:31am (GMT1)

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka nisur procesi gjyqësor në rastin e deputetit Fatmir Limaj, dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka" .

Në seancën e sotme është thënë se do të shqyrtohet pranueshmëria dhe besueshmëria e dëshmive të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X.

Ky procesi gjyqësor për rastin "Kleçka" që nga viti i kaluar ishte ndërprerë disa herë për shkak të kërkesave të mbrojtjes për pezullimin e prokurorit të rastit Maurizio Salustro dhe çështje të tjera sa i takon pranueshmerisë së provave për procesin.

Është thënë se deri në muajin korrik janë planifikuar të mbahen rreth 40 seanca gjyqësore. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.