VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKATA KUSHTETUESE E FRANCËS HEDH POSHTË LIGJIN LIDHUR ME VRASJET MASIVE ARMENE
E Martë, 02.28.2012, 06:20pm (GMT1)

Gjykata Kushtetuese e Francës ka vendosur që ligji lidhur me vrasjet masive të armenëve para një shekulli, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Francës.

Ky ligj, që u miratua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, e cilëson si krim refuzimin se vrasjet e afro 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane, në vitin 1915, paraqesin gjenocid.

Turqia e ka mirëpritur këtë vendim.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se qeveria në Ankara do të takohet së shpejti për të shqyrtuar vazhdimin e kontakteve ekonomike, politike dhe ushtarake me Francën, që ishin ndërprerë nga Turqia, pasi Parlamenti i Francës e kishte miratuar legjislacionin e përmendur. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.