VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AGIM TIRANA E KA DJEGUR GJERGJ NDRECËN NË HETUESI ME CIGARE NË FYTYRË

Nga AGRON SHIJAKU


E Mërkurë, 02.29.2012, 04:27pm (GMT1)

Gjergj Ndreca

Policia e Komisariatit numër 1 në Tiranë ka arrestuar sërish mbrëmë Gjergj Ndrecën, pasi ky ka goditur avokatin e njohur Agim Tirana.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin 1 maji, pranë parlamentit tek selia e ish-të përndjekurve politikë. Ndreca dhe dy ish-të përndjekur të tjerë, kanë qenë në një tryezë të këtij lokali, ndërsa Agim Tirana dhe një mik i veti kanë qenë në tryezën afër.

Dy miqtë e Ndrecës dëshmuan për Shekullin se Agim Tirana ka qenë ish-hetues në kohën kur Gjergji është dënuar për agjitacion dhe propagandë dhe ai u ka rrëfyer se Tirana e ka djegur me cigare në fytyrë gjatë hetimeve në periudhën e komunizmit.

Ndreca është çuar nga tryeza e tij dhe ka goditur avokatin Tirana, ndërkohë që miqtë dhe të pranishëm të tjerë janë futur në mes për të ndarë sherrin. Pas goditjes, Tirana ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar më pas Ndrecën. Menjëherë pas kallëzimit, policia ndaloi Ndrecën. Burime nga ky komisariati konfirmuan në mbrëmje arrestimin dhe shtuan se mbi Ndrecën është ngritur akuza e goditjes për shkak të detyrës.

AGRON SHIJAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.