VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË ENJTEN PROTESTË NË GOSTIVAR PËR VRASJEN E DY TË RINJVE SHQIPTARË
E Mërkurë, 02.29.2012, 06:42pm (GMT1)

Gostivar - Në Gostivar të enjten do të mbahet marshim protestues në shenjë proteste kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë, nga ana e një polici maqedonas. Organizatorët përmes një komunikate kanë informuar se marshimi protestues i 1 marsit do të jetë një formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe indinjatës kundër vrasjes.

Sipas organizatorëve, marshimi do të nis nga vendi ku është kryer krimi, pranë Gjykatës së Gostivarit dhe do të përfundojë para stacionit policor. Gjithashtu bëhet thirrje për pjesëmarrje masive në ceremoninë e varrimit të dy rinjve në Gostivar. "Pjesëmarrja duhet të jetë sa më masive, dinjitoze dhe paqësore!", theksuan organizatorët.

Jakim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça, vrau dy të rinjtë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç, pas një zënke për parkim në lagjen ku po jetonin. (Kosovapress)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.