VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË 20 VJETORIN E REFERENDUMIT KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS DEL ME PLATFORMË POLITIKE
E Premte, 03.02.2012, 08:44am (GMT1)

Preshevë - Të mërkurën, në mbledhjen e të gjithë liderëve politikë të Luginës së Preshevës, në zyrën e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliut, është vendosur që të enjten në Preshevë të mbahet Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës.

Kuvendi do të mblidhet me rastin e 20-vjetorit të referendumit të shqiptarëve të Luginës, që u mbajt më 2 dhe 3 mas të vitit 1992, kur u kërkua që kjo pjesë të bashkohet më Kosovën.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, nga këshilltarët shqiptarë të tri kuvendeve të Luginës, pritet të dalë një platformë politike, e cila do t'i drejtohet Qeverisë së Serbisë, dhe atyre të Kosovës e Shqipërisë, si dhe faktorit ndërkombëtar.

Ndryshe, në takimin e së mërkurës në Bujanoc, ishin të pranishëm kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa, kryetari i PDSH-'së, Jonuz Musliu, Nagip Arifi kryetar i PD-së, Rami Zulfiu kryetar i LPD-së, Mejdi Zeqiri nga UDSH, Skender Destani, kryetar i BDL-së, Nadërr Sadiku nga PVD, dhe Shukri Ymeri nga PDSH./Express/

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.