NË GOSTIVAR PROTESTUAN 5 MIJË VETË KUNDËR VRASJES SË DY SHQIPTARËVE
E Premte, 03.02.2012, 09:15am (GMT+1)
Afro 5 mijë shqiptarë kanë protestuar sot në Gostivar kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas.
Duke bartur flamuj kombëtarë shqiptarë dhe parulla ku shkruante "shqiptarët duan drejtësi", protestuesit kanë marshuar nëpër qendër të qytetit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së brendshme të Maqedonisë.
Ata kanë kërkuar që kryesi i veprës të dënohet.
Protesta u bë dy ditë pas vrasjes së Besnik Shehapit (26 vjeçar) dhe Imran Mehmeti (30 vjeçar) nga një polic maqedonas.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u ka bërë thirrje partive që këtë rast të mos e shfyrtëzojnë për nevoja politike dhe ka kërkuar "uljen e tensioneve".
Polici maqedonas është në paraburgim 30 ditësh. (rel)
www.voal-online.ch
|