VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POLITIKA E SHKUPIT DHE GRUEVSKI I VRANË DY TË RINJTË SHQIPTARË NË GOSTIVAR!?

Nga BEQIR SINA


E Shtunë, 03.03.2012, 09:32am (GMT1)

Maqedonia statujë: Aleksandri i Madh apo një luftëtar në një kalë?

SHKUP - NEW YORK: Vrasja makabër të dy të rinjve shqiptarë nga Gostivari, Besnik Shehapi 26 vjeç dhe Imran Memeti 30 vjeç, që ndodhi në 28 shkurt të martën e zezë, ka shqetësuar dhe prekur thellë zemrat e mbarë shqiptarëve. E jo vetëm shqiptarëve në Gostivar, Tetovë, Shkup, apo kudo Maqedoni, por edhe shqiptarve në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc, Medvegje, Çamëri edhe këtu në diasporë.

Më së shumëti mbas kësaj ngjarje, mes një mori pyetjesh do të pikasë tre prej tyre. Atë se : Kush i vrau shqiptarët? Kush po i vret shqiptarët? dhe Kush e ka rradhën tani ? ose Kush janë Besnik Shehapi dhe Imran Memeti, të tjerë, që e kanë radhën ...... tani ?

Ndërkohë, që dy pyetjet e para e kanë marrë përgjigjen, janë ezaruar, shkruar, komentuar nëpërmjet historisë, dhe fakteve, dhe ngjarjeve të kohërave, por edhe më pasë tyre, atëhere natyrisht që nuk kam ndërmend të zgjatëm me to, por pyetjes së tretë,e cila më cimbon më shumë, sipas mendimin tim, do t'i jepja këtë përgjegje : "Dy të rinjët i vrau politika e "papërmbajtëshme" dhe ultra- nacionaliste e Shkupit. Ajo "karta nacionaliste" që po e perdor tani Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski! për poena politike, si në rafshin e brendshem, ashtu edhe në atë me fqinjët e saj.

Sa për sqarim, do t'a fillojë me atë se nuk kam parë dhe besojë se nuk ka kryeqytet në botë, që në një shesh kaq të vogël - sa këtu në Shkup, të ketë ngritur në pesë vjetë e fundit, kaq shumë statuja me motive nacionaliste - ku thonë se janë derdhur si lumë me qindra miliona dollarë, nga parat e taksa paguesve të saj.

Por, të mos zgjatem se të gjithë e dimë, se cili është kuptimi dhe nënkuptimi i asaj "kur njerëzit, qeveria në vend që t'i ushqej me mirëqenjen , i "ushqen" njerëzit e saj vetëm me ndenja të egra nacionaliste". Sidomos, kur bie fjala në shtete të këtilla multietnike, siç është Maqedonia. Çdo njeri nga ne e di se gjuha e "dhunshme" është nacionalizmi, i cili mund të nxisi dhunën aktuale, dhe të gjithë e dinë që metaforat me motive nacionaliste , mund të nxisin vrasje.....edhe mes komuniteteve.


Ashtu, si edhe ky akt kriminel, që s'ka dyshim se është pjellë, për-rrjedhojë, e politikave ultra nacionaliste të Qeverisë Gruevski, të ndjekura dhe manifestuara nëpërmjet ofendimeve të rënda që u bëhen shqiptarëve, dhe simboleve tona kombëtare në terrenet sportive, e që stimulohen po nga vetë shteti. Propaganda ultra- nacionaliste e mediave pro-qeveritare dhe klimës antishqiptare të ngritura përmes projekteve të financuara nga buxheti shtetëror, duke e tejmbushur Shkupin, me skulptura dhe monumente me motive nacionaliste, edhe aty ku kan qenë edhe aty ku nuk kan qenë, ato, lejn kudo shije dhe veprime të këqija, dhe aspak të pranueshme në një shoqëri të tilllë, siç jemi ne..

Janë këto disa faktor të cilat, po të vizitosh Shkupin sot kryeqytetin e Maqedonisë, e sheh me syt e tu se kemi të bëjmë me një sërë politikash dhe veprimesh tjera, të cilat çojnë në kah dhe një drejtim atë të nxitjes së urrejtjes ndëretnike, rrënimit të bashkëjetesës dhe destabilizimit të Maqedonisë. Deri aty sa që edhe një policë që përfaqëson shtetin - edhe në "gjaknxehtësi", në "një gërvishtje makine" nxjerr patllaken dhe të vret pa iu "dridhur" dora dhe qerpiku. Pra, vret dy shqiptarë - të rinjë, dhe të pambrojtur dhe të paarmatosur.....Pse?


Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu, një nga diplomatët më të sprovuar sot në botë, në lidhje me disa nga vrasjet e qytetarëve turq në Gjermani, që kishin ndodhur viteve të 2000-ta,( ashtu si dje në Shkup) ku policia, apo grupet ultra nacionaliste, pa "një a dy", kan vrarë disa qytetar turko-gjerman, i shqetësuar, theks të veçantë i patë kushtuar rrezikut të nacionalizmit, në atë vend, duke thënë : "Se moszbardhja e këtyre vrasjeve që kanë ndodhur në dhjetë vitet e fundit edhe atë në një shoqëri kaq të disiplinuar siç është Gjermania, do të thotë se situata vërtetë është e rëndë dhe shqetësusese."

Para disa kohëve kam lëxuar tek gazeta britanike Guardian një koment me titull "Maqedonia statujë: Aleksandri i Madh apo një luftëtar në një kalë? të shkruar nga Helena Smith nga Shkupi.

Autoria shkruante se kjo është një lëvizje që ka mërzitur grekët. Aleksandri i Madh ka bërë një rikthim të madh në Maqedoni. Një statujë gjigante duke mbajtur një ngjashmëri të çuditshme ndaj mbretit luftëtar - edhe pse, zyrtarisht, askush nuk guxon ta quajë ashtu - është ngritur në zemër të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë. Ulur mbi udhën e tij të preferuar, ku anketat klasike e quajn hero të kryeqytetit nga pozita e favorshme e Plostad Makedonija, sheshin qendror të Shkupit, Statuja është 22 metra, ose tetë kate të lartë, sa statuja Dwarfs me rrethinën e saj.

Por, atëherë, kjo është ideja!

Mes të tjerave lexoja:" Skulpturat, janë pjesë e një burimfitimi, ndërtimit që ka gjithashtu të ngritura satujat gothic, urave madhështore dhe një hark triumfal, është faturuar si formë kurore, dhe lavdia e projektit të qendrës së Shkupit. Autoria shkruan se "Për qeverinë nacionaliste haptazi në Shkup, rregullimi është më elokuente se çdo propagandë tjetër, mjet në betejën e gjatë, të Shkupit me Greqinë, lidhur me emrin e vendit dhe të drejtën për të pretenduar Aleksandrin e Madh, si një hero kombëtar, me Greqinë në krizë ekonomike, që Qeverisë nuk mund të vijë në një kohë më të mirë."

Që prej shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, Aleksandri i Madh ka qenë në qendër të polemikave. Statuja, e tij në mes të Shkupit, është pretendimi më i madh i ish-republikës jugosllave ende për trashëgiminë e tij, edhe pse në vitet e fundit në Shkupi, ka të emëruar edhe aeroportin e saj dhe autostradën pas tij.

Ri-zgjedhja më e fundit si kryeministrii Maqedonisë, e Nikolla Gruevskit,, sipas autores një nacionalist i vijës së ashpër, që nisi si një nëpunës banke, para se të hynte në politikë, ka ndjekur programin e ndërtimit me shije, duke urdhëruar një ndërtim të ri të Muzeut Arkeologjik, Teatrit Kombëtar dhe salla e Filarmonis dhe fasada të reja me skulptura nacionaiste, të ngritur me shpejtësi rekord. Një statujë e babait të Aleksandrit, Filipi i Maqedonisë, është, 28 metra, që pritet të jetë edhe më lart se ajo e mbretit luftëtar.

Disa në Shkup thonë se:" Kur ai(Gruevski) vjen në pushtet ai është si " një ish-boksier", thotë një burim, dhe ai nuk ka si të qëndrojë në rrugën e njerëzve që marrin dhe dëgjojnë nga partitë dhe media opozitare. Ai është hakmarrës dhe kur është fjala për mediat opozitare, ai është krejtësisht selektivë, kur është fjala për zbatimin e ligjit. Për çështje të tilla delikate, kryeministri Gruevski ka nevojë për dikë që ai mundet me të vërtetë të këshillohet. Mediat, theksojnë se shefi i sigurisë së shtetit është kushurirë i Gruevskit,është Sasho Mijalkov, i biri i Jordan Mijalkovit.


Kur vizitova këto ditë Shkupin, menjëherë e pashë dhe e kuptova se "Shqiptarët, jo vetëm në kryeqytet, por, edhe në Tetovë, Gostivar, Dibër, Komanovë, Strugë, Ohër, Manastirë, kudo ku jetojnë në Maqedoni, janë lënë pas dore nga shoqëria. Këtë ma tha edhe familja e Artanit nga Struga, gjatë një vizite atje.

Ndërkohë, që gjatë bisedës me disa miq dhe kolegët e mi, në një kafe në mes të Shkupit, njeri prej tyre më tha :" Unë jetoj në mesin e tyre, por kemi shumë distantcë e ndryshim nga jeta mes njëri tjertit. Shikoni, tha ai nga poshtë pjesës urës mbi Vardar, dhe lart ne jemi të ndarë kategorik në lidhje me jetën e kryeqytetit. Teksa, këtu në qender mbretëron kudo fryma nacionaliste në mesin e maqedonasve, që hiqen krenar, për t'u treguar të huajve qytetin moderrn, dhe Statujat, që na rrethojnë, ne shqiptarët jetojmë në disa lagje, për-rreth si Zulu në vitin 1970 ......


Shkupit, dhe Maqedonisë i duhet integrimi i dyanshëm, megjithë shqiptarët, pasi që atë e pret një periudhë edhe më e vështirë, në një vend ku ka kriza ekonomike dhe rritje të papunësisë, ka edhe rrezik për rritjen e nacionalizmit, në një kohë që edhe Qeveria "po luan kartën e nacionalizmit". Ndërsa gabim i madh është që të mendohet se ndoshta shqiptarët janë " shkaku i krizave janë ata që "nxisin" konfliktet të brendshme". Eshtë, Qeveria, ajo për atë se çfarë mund të bëjë për të parandaluar paraqitjen e atmosferës nacionaliste, dhe vrasjve të tilla, diskriminimit, dhe ndasive kaq të mëdha në të njëjtin shtet. "Integrimi në shoqëri nuk është proces i njëanshëm, për këtë duhet të angazhohet edhe një shoqëri e tërë ajo që përbën shumicën dhe pakicën e një shteti"-

Kundër këtyre vrasjeve duhet të tregohet vendosmëri aktive gjegjësisht,e shtetit e Qeverisë në rend të parë, dhe më pasë e partive politike, qofshin ato në qeveri qofshin ato në opozitë. Por, barra më e rendë i bie atyre në kualicion me Qeverinë."Nuk mjafton vetëm të u thuhet njerëzve dhe bërë thirrje që qytetarët të tregohen të përmbajtur dhe që ky rast të mos keqpërdoret për nxitjen e promovimit të tensioneve ndëretnike, dhunës dhe padurueshmërisë. porse duhet që në mënyrë aktive të ndërmerrn masa kundër kryesve të këtyre vrasjeve. Sepse, dihet kemi të bëjmë me një krim ndaj njerëzisë, dy njerëzve të pafajshëm dhe të pa mbrojtur."

Ndërsa çështja tjetër, është se duhet një strategji afatgjate, me shqiptarët në Maqedoni. Të paktën të respektohet e plotë Marveshja e Ohrit. Dihet se kur, përjetohen traumat të këtilla njerëzit ndjejnë dhimbje, nëse këto pas disa vitesh do të harrohen( ashtu siç janë harruar ato që kanë ndodhur më parë në Kondovë, Kumanovë, Haraçinë, Tetovë, Shkup, dhe tani në Gostivar, dhe kjo gjë nuk bëhet pjesë e një strategjie, së një shteti të një qeverisje,atëhere dihet se nuk do të ketë sukses - nuk do të ketë integrim europian ! - "Duhet që rrënjësisht të ndryshojë, ky mentalitet i cili mendon se një maqedonasi policë, apo i veshur me pushtet, mund të kryejë çdo lloj veprimi deri në vrasjeje, kur e di se është i mbrojtur nga shteti që nuk dënon askënd".

 

 

 

 

BEQIR SINA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.