VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MITROVICË: NJË QYTET I NDARË.........!

Nga BEQIR SINA


E Djelë, 03.04.2012, 09:17am (GMT1)

Mitrovica, kështu e ndarë duket dhe e pa shpresë, ajo është një simbol i pas-luftës në Kosovë.....

MITROVICË : Për të ditur se sa e thellë është ndarja ende në Kosovë, mes serbëve që janë pakicë(minoritet) dhe shqiptarëve që janë shumicë ( diku aty 96 %) ju duhet patjetër të vizitoni dhe të shikoni me syt e tu, vetëm në qytetin e Mitrovicës. Një qytet, ky, karakteristik i Kosovës, qytet, që të paktën sipas regjistrimeve më të fundit i ka 71,601 të banorve, të cilët megjithëse serbët sa "një grusht" i kanë "prerë" në dy pjesë. Ndarje, kjo që nisë në mes të urës ku vendkalimi, aty, është i bllokuar nga një masivë dheu, i përzijerë me zhavorr e gurë, që qëndron si dhe vorri në mes të urës..

"Heshtje Varri",

"Heshtja është vdekja" nënkupton veprim, veprim i rezistencës dhe veprimit të daljes nga kjo situatë. Nga ana tjetër, demokracia institucionale, thuhet se krijon një barasvlerën mes heshtjes dhe vdekjes që siguron se ne jemi vazhdimisht, të gjitha, i heshtur dhe i vdekur. Pushteti nuk duhet të jetë i ndarë dhe mëdyshes për t'u mbrojtur nga efektet e fjalës dhe veprimit. Megjithse, ajo "Heshtja" është e shurdhër, dhe gjithnjë e tjetërsuar nga "fjalimi" dhe se nuk është "veprimi". Çfarë i paraprin çdo gjëje, për të vepruar dhe që është domosdoshmëri për të gjetur të vërtetën, dhe bashkuar pjesën e ndarë, të veriut të Kosovës në kufi me Sërbinë, bllokuar me barrikadat, ngritur me objekte inerte, drunjë, masivë dheu, të përzijerë me zhavorr e gurë .



Para Luftës së Kosovës të vitit 1999, Mitrovica, megjithë zonat për rreth saj kishte një popullsi të vlerësuar nga OSBE-ja, me 116.500 njerëz. E cila, do të përbëhej nga 81% prej tyre shqiptarë të Kosovës, serbët 10% dhe pjesa tjetër etnive të tjera (kryesisht Roma dhe Boshnjak). Shumica shqiptarëve jetonin brenda në qytetin e Mitrovicës, e cila, ishte atëhere e pandarë, kur vetëm qyteti kishte një popullsi prej 68.000 banorë - 71%, e tyre, ishin shqiptarë të Kosovës, dhe rreth 9.000 njerëz ishin jo shqiptarë, serbë që së bashku me Roma dhe kombësive të tjera, thuhet se përbënin 10,141 njerëz.

Sipas, një qytetari që banonte aty afër urës, i cili nisi të na tregojë, tha se "Shqiptarët e Kosovës kanë jetuar në të gjithë qytetin, ndërkohë, që shumica e serbëve jetonte në anën veriore, të ndarë nga pala shqiptare, kryesisht në jug nga ana e lumit Ibër. Por, theksoi ai mbas luftës aty janë vendosur edhe Sërbet që erdhën nga qytetet e tjera të Kosovës, duke ozurpuar pronat dhe disa shtëpitë e shqiptarëve, të cilët u përzunë me forcë gjatë luftës(mars - qershor 1999)".

Tani, që Sërbët e Kosovës, kanë marrë tërë kontrollin në anën veriore të lumit Ibër, pjesës së tjetër të qytetit, kur afrohesh aty, sidomos, natën, të "futë - frikën", ajo të duket si në filmat "Ghost". Mbasi, në anën tjetër të qytetit, vetëm disa metra larg zhurmës dhe jetës plot frymë të shqiptarëve, mbizotronte një "Heshtje Varri", në terrin e anës tjetër. Vetëm disa metra larg barrikadës, nuk "pëptinte" asgjë!. Një patrullë policie që qëndronte në anën e shqiptarëve, na tha se "shqiptarët, janë të refuzuar për të u lejuar, për të kaluar urën mbi lumin Ibër", andaj as ne s'mund të kalonim barrikadat, e ngritura nga Sërbët e anës tjetër.

Mirëpo, aty ku jemi vendosur ne të kalojmë darkën në anën tjetër të urës, që ndan tani qytetin e Mitrovicës, ku më shumë se 99% e tyre janë shqiptarë të Kosovës - të cilët mbas luftës u shpërgulën me forcë dhe dhunë nga policia, dhe ushtria serbe, jeta vazhdon me shqiptarët. Ata janë nga ata shqiptarë, që janë kthyer nga kampet e refugjatëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë - dhe janë duke bërë një jetë më se normale. Aty vjen "era" Kosovë ...mbasi janë Shqiptarët, ata të cilët i japin jetë qytetit të ndarë, i japin frymë dhe e vitalizojnë atë si gjithë qytetet e tjera të Kosovës.

Një djalë i ri shqiptarë, që na shoqëronte me makinën e tij - na tha se "ana tjetër e qytetit një pjesë e tij është nën kontrollin e K-FOR-it, francez, trupave të cilat vetëm sa bëjnë sehir dhe e pranojnë situatën. Aqsa tha djaloshi nga Kosova, që jetonte së bashku me familjen e tij aty pranë në një fshat përbri qytetiti të ndarë tani, sa "Serbët, kur u kthyen shqiptarët (1999)pasi mbaroi lufta, nuk do të lejonin shqiptarët e Kosovës, edhe për të vizituar, edhe ndonjë të afërmin e tyre në spital, spital ky i cili është në pjesën e tyre të qytetit" tha ai duke treguar me gishtë ndërtesën në anën tjetër.

Mitrovica, e ndarë duket dhe e pa shpresë, ajo është një simbol i pas-luftës në Kosovë., ku Shqiptarët që janë shumicë dhe Sërbët pakicë(minoritet) janë dy komunitetet, në të dyja anët e lumit, që akoma jetojnë të ndarë në frikë të njëri-tjetrit. Ndërkohë, që komuniteti ndërkombëtar, K-FOR-i, dhe EULEX-i, të cilët kan marrë përsipër të vendosin paqen dhe sigurinë, duket të jenë, të paktën deri tani "të dështuar", në zgjidhjen e këtij problemi. Megjithse, qeveria e Kosovës, është duke punuar, dhe ka bërë disa përpjekje për të bashkuar ato pjesë që Sërbët e ndihmuar nga Beogradi po i mbajnë të ndara.

Por, realiteti është se kurrë nuk mund të jetë e mundur që të qëndrojnë kështu. Po, të kujtojmë edhe ngjarjet e 25 korrikut 2011, kur Kryeministri Thaqi, mori aksionin policorë, për të zhbllokuar veriun e Kosovës dhe ia arriti për momentin. Por, serbët e ndihmuar nga Beogradi, dhe "neglizhenca" e disa trupave ndërkombëtare, e ri-morën kontrollin në pjesën veriore. Duke ngritë menjëherë ato "njollat e zeza" barrikadat, që i ndesh kudo në Veri të Kosovës, ashtu si ajo në urë mbi lumin Ibër, bash në mes të qytetit tashmë të ndarë të Mitrovicës.

Megjithëse, duhet theksuar se "Qeveria e Kosovës, është këmbëngulëse, dhe nuk po tërhiqet aspak nga qëndrimet dhe vendimet e saj që ka marrë për zgjidhjen e këtij problemi, megjithë marrveshjen e dialogut të fundit. Kjo mbasi Qeveria e Kryeministrit Thaqi, e ka më se të qartë se ky rrezik ende nuk është i evituar".

Kosova, është përkujtuese e gjallë e shpërbërjes së egër post-komuniste, të asaj që quhej dikur Jugosllavi, e cila, nuk egziston më. Mbasi, dihet që edhe shkërrmoqja e saj e ka pikënisjen e saj pikërishtë nga Kosova. Ishte Kosova, që ajo e cila luftoj dhe sakrifikojë e para për ndarje, nga Jugosllavia, qysh në kohën e Titos. Madje edhe kur ato republika, si Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi, që u ndanë më pasë, në domino njëra pastjetrës, "bënin pallë", dhe ishin të përveligjurat dhe të përkedheluart e Beogradit, ato luanin apo "qeshin" me fatin e shqiptarëve të Kosovës.

Shqiptarët, dhe ndonjë kombësi tjetër shumë pak, por, absolutisht - jo si shqiptarët, kanë vuajtur më shumë nga diskriminimi i egër, i sundimit të Sërbisë, ndaj Kosovës. Ndaj, atyre vrasjeve, burgosjeve, dhunimeve dhe përdhunimeve, djegëjeve dhe palçkitjve të shtëpive e pronave, dëbimit masive të luftës, dhe tani edhe të "ndërhyrjes" së huaj, pra administratës ndërkombëtare (K-FOR-i, dhe EULEX-i,), të cilat, duket se e kan "pranuar" në heshtje, ndarjen e plotë të veriut dhe polarizimin e Kosovës.

Në mes të bisedimeve për statusin e Kosovës, që nisën 12 vjet më parë në saj të një marrëveshje, në Kosovë, shqiptarët që janë shumicë u dakorduan, me komunitetin ndërkombëtar që Kosova të mos të mbetej e ndarë dhe polarizuar si kurrë më parë, në kohën e të ashtuquajturës që tani po thirret ish Jugosllavi. Shqiptarët, që arritën të bëjnë realitet ëndrrën e tyre, të drejtën e tyre për të jetuar në një shtet të lirë, sovran, e të pavarur të Kosovës, nuk e besonin se serbët e Kosovës, do të mbaheshin "gjallë" me idenë e ashpër të tyre, për t'u bashkuar me Sërbinë, megjithse, ata në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Kosovës, i konsiderojnë, edhe ata si gjithë qytetarët e Kosovës.

Sërbët ende janë me trup në Kosovë dhe me zëmër e mendje në Sërbi

Mbas trembëdhjetë viteve të administrimit të drejtpërdrejtë ndërkombëtar, Serbia, e sheh marrëveshjen aktuale me Kosovën, të arritur në mes dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës si" të qëndrueshme", por, edhe si një "mrekulli" nëse Serbia, pas kësaj do të marrë kandidaturën e BE-s. Megjithse, shkruan sot gazeta gjermane 'Der Tagespiegel ' Serbia, nuk duhet që pa plotësimin e kushteve të pranohet në shtëpinë evropiane. Serbia, shkruan kjo gazetë nuk duhet të sjellë në BE, pa u "larë" nga mekatetet dhe kusuret nga e kaluara e saj me Kosovën, shkruan gazeta gjermane 'Der Tagespiegel '. Autorja e komentit mendon se Serbia, nuk duhet që të pranohet në shtëpinë evropiane pa plotësimin e kushteve.

Serbia, është e keq-përcaktuar dhe keq-i përgatitur, me Kosovën, përderisa, megjithse ajo po e luan lojën - por nuk pranon rregullat e lojës, teksa ende nuk e njehë Kosovën si shtet të pavarur. Ndërsa, çdo zgjidhje tjetër pavarësisht, si po komentohet dhe shihet nga opozita në Kosovë, Vetë - Vendosja, duhet të dihen, dhe shikuar para së gjithash, se ato janë vetëm si rezultat i një marrëveshje me komponent ndërdërkombëtar, mes serbëve dhe shqiptarëve, që është e vështirë për t'a parë si kompromisë, mbasi kemi dy pamje diametralisht të kundërta, që kurrë nuk mund të pajtohen.

Mirëpo, që në këtë kontekst tensionuar politik, kur Mitrovica, duket dhe sikur" është një qytet i humbur" një qytet simbol i pasluftës që mbetet ende i ndarë; "me një veri serb dhe një pjesë, njëqind për qind shqiptare në jug nga kufiri natyror të lumit Ibër, "lëngon" për t'u bashkuar. Dhe njerëzit duan që të lëvizin lirisht të hiqen "ato grumbuj dheu - që janë si varre të heshtur, edhe në mes të qytetit. Për t'a këthyer sërish atë në një qendër ku jetojnë së bashku shqiptarët dhe sërbët në Kosovë, një qytet model mes serbëve dhe shqiptarëve, popullsisë rome dhe asaj boshnjake.

Mitrovica, dhe ajo pjesë e vogël e veriut të Kosovës, kufiri me Sërbinë, është ende e ndarë, vetem e vetem nga efektet e statusit përfundimtar, të asaj rezolutës 12-44. Qëllimi i Beogradit, tashmë është i dukshëm dhe më se i qartë : mbasi ata i ndihmojnë dhe qëndrojnë pas serbëve të Kosovës, të cilët e shohin atë, pjesë të Kosovës, si bastion të tyre të fundit përkundër shumicës shqiptare.

Sikurse, edhe komuniteti ndërkombëtar, megjithse e di se shqiptarët janë mbi 96 përqind e popullsisë, së Kosovës, e sheh atë si sfidë, për të bërë sipas tyre "një Kosovë multi-etnike dhe multi-kulturore", edhe në kurrizë të shqiptarëve. Ashtu si për shqiptarët, Kosova, do të jetë një test nëse komuniteti ndërkombëtar(BE- K-FOR-i, dhe EULEX-i,), mund të kapërcejnë pakënaqësit që sa vijnë e rriten të shqiptarve, që nuk pajtohen me qëndrimet "pro-Sërbe", të fundit, prej vetë komunitetit ndërkombëtar. Shqiptarët, mund të respektojnë dhe të bashkë-ekzistojnë me serbët, në atë pjesë të Kosovës në veri, por pa përdorur dhunë ose diskriminimin që kan vendosur Sërbët.

Në ndërkohë, që të gjithë shqiptarët në Kosovë, janë të shqetësuar tmerrësisht dhe të përgatitur për më të keqen ... Kosova, s'ka më kthim prapa, pavarësishtë "fusnotave dhe notave" që janë të përgatitura dhe të përcaktuara nga Beogradi.

BEQIR SINA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.