E Enjte, 04.25.2024, 08:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

NË AKSIN PRISHTINË-AEROPORT NË FSHATIN VRAGOLI NËNKALIMI TE URA SHUMËMILIONËSHE NGA VËRSHIMET U SHNDËRRUA NË LIQEN!

Fotoreportazh e koment nga LUAN (A) DIBRANI


E Martë, 03.06.2012, 08:54am (GMT+1)

info@asllandibrani.com

Vendi ynë, akoma po vazhdon ne avazin e pa kriter të pa plan, pa vizion, ndodhet në rrugëtim të gabuar, për ata që kanë marr timonin e drejtimit, njësoj ndjekin politiken ekonomike. Po e vazhdojnë me një ritëm mjerimi dhe injorancë të pa kripur të pa mbuluar, të pa definuar, që nga instancat ma të (ulëta deri në atë, super instancat gjenerale dhe të hekurta në dëmin e qytetarit, në demin e arkës dhe buxhetit te shtetit dhe standardit familjar në tërësi të Kosovës)? Këto ditë të ftohta ky dimër që do të mbahet mend, qiti në skenë "marifetet dhe milionat e derdhur, nga projekte të gabuara" në rrugën e aksit Prishtine- Aeroport në Vragoli , nënkalimi të ura nga vërshimet u shndërrua në liqen!

Pamje rrëqethëse se ku janë derdhë paratë e popullit!

Pamje e rrugës në drejtim të Aeroportit në autodalje Miradi të nënkalimi i fshatit Vragoli qe gravitojnë edhe shume fshatra tjera , që lidhen me rajonin e Lipianit, pamje rrëqethëse qeë i ngjan ndonjë cepi, te ndonjë liqeni nga gabimi i projektit. Përkundër reagimit të qytetareve te thjesht pa "shkolla arkitekture" dhe të ministrive kane protestuar, reaguar dhe sugjeruar se nënkalimi është i pa realizueshëm nga vërshimet e shpeshta paraprake me çka në një moment të fillimit të kësaj rruge isha edhe vet dëshmitar qe ju propozuam se e vetmja zgjedhje ishte rrethrrotullimi!

Takim me ministrin Adem Grabovci i asaj kohe ,me një grup inxhinierësh dhe qytetarësh duke diskutuar projektin në fjale gjë qe ju propozuam dhe sugjeruam qe këtu problemin e zgjedh një rrethrrotullim. Foto-takim Vragoli mbi urë 19.09.2009 , mund të arsyetohen se atë dite nuk ka pas shi as borë, ishte dite vape dhe nuk e kane vrarë mendjen se do te këtë dimra e vërshime!

Pikërisht është problemi të ura e Sitnicës, që po shihet pranë nesh sipas projektit nënkalimi, në praktikë është projektit i realizuar si i dështuar, pamja flet vet nuk don koment!!!. Më që sipas projektit ne praktikë uji i lumit është mbi nivelin e shtresës se realizuar të nënkalimit dhe izolimet nuk i kanë bërë, por përkundrazi një tender tjetër qe e fitoj , pas dështimit te të parit, ai morri eurot dhe punën e bëri shkele e shko.

Kosova është futur në rrugë të gabuar, nga një politikë sharlatanësh ,mendjelehte dhe kështu po e zgjat agoninë dhe pa perspektiven e popullit!

Reagimet e ma hershme ishin, se shpesh është intervenuar me barrikadat e gurëve dhe dheut duke ju shmangur ujit në lagjen e këtyre fshatrave. Në këtë nënkalim që po e shihni të vërshuar nga uji , kalojnë një (serë qytetesh dhe fshatrash, siç është Lipjani, Shtimeja dhe disa fshatra Batuesë, Miradi dhe vet fshati Vragoli). Mllefi i tyre shihet me çka qytetarët vetëm psherëtijnë thellë, mallkojnë, tërbohen dhe presin, presin të panjohurën tjetër qe do ti pret në "sekretet e qeveritareve" . Kosova është futur në rrugë të gabuar, nga një politikë sharlatanësh ,mendjelehtë dhe kështu po e zgjat agoninë, e cila, si e tillë, po krijon një atmosferë të tendosur ,një atmosferë të pashpresës, zhgënjimi, pasigurie dhe dëshpërimi në çdo gjë , në çdo fushë për çudi as një mjet informimi nuk e pa të udhës qe ta publikojnë rastin, përkundër njoftimit nga qytetaret , por me një rast pata bisede edhe vet me zyrtaret e RTK-së dhe TV-21 , me çka thanë se ishim ne vendin e ngjarjes dhe e kanë filmuar , por sigurisht se dikujt nuk i paska pëlqyer kjo skene dhe nuk u lejua qe te publikohet për shkaqe të abuzimeve ne këtë projekt!...

Për tu kthyer prapë në drejtimin e Aeroportit apo Pejës, për në të njëjtën pikë çdo qytetar është i detyruar 14 km t'i kaloj fare kot!

Me qarkullimin e një qytetari, për të shkuar në Aeroport, nga Lipjani ose fshatra të përmendur dhe anasjelltas, duhet që të shkojnë në drejtim të Prishtinës 7 km deri të udhëkryqi i Bresjes së Fushë- Kosovës ose te nënkalimi i fshatit të autodalja Miradi ,që për tu kthyer prapë ne drejtimin e Aeroportit apo Pejës, për në të njëjtën pikë çdo qytetar është i detyruar 14 km t'i kaloj fare kot! Për fshatin Miradi dhe Vragoli që përkufizohen me këtë rrugë për të shkuar në shtëpitë e veta nga Prishtina duhet që të shkojnë prapë deri ne Sllatinë dhe mu kthye prapë, në të njëjtën pikë, apo anasjelltas, është për tu çuditur, qe vetëm rrugën fëmija, me kalua apo qytetari, me dale në anën tjetër të rrugës, ose me shkua në shkollë prapë duhet me rrezikua në të" zezë" me kalua rrugën dhe hekurat në mes të udhës në magjistralen aktuale që shumë qeveritarë e quajnë "autostradë" për fat të keq nuk kanë aq njohuri që ta dallojnë një rrugë, është autostradë apo rruge magjistrale!

Pamje të ura e planifikuar e hyrjes për Aeroportin e Prishtinës, qe ka mbetur e pa shfrytëzuar, qe u derdhen me miliona euro. Sot nuk jep askush llogari as përgjegjësi qe i dogji xhepin qytetarëve të Kosovës dhe u trash xhepi i atyre që e bënë projektin dhe e menaxhuan, qe sot këto projekte u përngjajnë ma tepër ndonjë statuje dhe gërmadhe ,se sa një ure qe ndërlidh interesat e popullit siç e dikton nevoja e zhvillimit të vendit.( Në veshët e popullit ka një informatë e hidhur sa qe flitet qe duhet me rrënuar fare urën e re te ndërtuar nga arkitektet e djegies se djersës se popullit)!!!

Ky udhëkryq mbeti pa u rregulluar deri ne nëntorin e vitit 2011, nga qe u përballen me aksidente të shpeshta, dhe bllokada rruge, por kjo rrugë dhe projekt i ngadalshëm , nuk u kursye, pa marre edhe shumë jetë njerëzish?!!!. Këtyre banorëve në mungesën e ndonjë vendkalimi nga "arkitektet famoz të udhëhequr nga matrapaz qeveritar, pa i përmbushur kriteret paraprake i marrin postet e ministrave jo qe e zotërojnë, por e degjenerojnë edhe ministrinë që punojnë. Popullit dhe xhepave të tyre po ju vjen era shkrumb, se ju dogjën paratë, dhe (mbeten se mbeten edhe pa para edhe pa rrugë). Sot projektet e tyre u përngjajnë ma tepër ndonjë "statuje dhe gërmadhe" se sa qe i kryen punët normale siç e dikton një nevoja e zhvillimit të vendit.

Për mungesën e një semafori apo të një rrethrrotullimi çdo qytetar duhet t'i bëjë 14 km për së koti, po që pati një qytetar nevojë që të dalin për interesin e vet në Prishtinë apo në Aeroport tri herë gjatë ditës i llogariten 42 km të kota!...

Pamje e një qytetari me veturë duke u kthyer prapa rrugës e projektuar një kahëshe, por vet qytetaret i thyejnë rregullat qe ti shmangen shpenzimeve të shumta dhe tani për tani shfrytëzohet edhe nga krahu tjetër për t'u inkuadruar për rrugën e Aeroportit me qellim te ikjes se rrugës deri në fushë të Kosovës !

Pra si fakte që Kosova ndodhet në rrugë të gabuar, askush se vë në diskutim dhe as qe synohet, te bëhet ndonjë intervenim zyrtar në të mirën e popullit, qe vendi pos çalimeve në ekonomi ai është i diskriminuar edhe në politikë e në kulturë . E për me e dëshmua sheshazi, se vendi ndodhet në kolaps pa vizione dhe rrugëdalje , gangsterët politikaj i dhanë vulën ne bisedat e mbikëqyrura ndërkombëtare qe po zhvillohen mes Kosovës e Serbisë, qe pretendohet deri të copitmi dhe zvogëlimi i Kosovës. Etiketimi i njeri-tjetrit në parlamentin e Kosovës, gjë qe ma tepër i përngjan ndonjë teatri, se sa një shtëpie ku duhet trajtuar dhe diskutuar për fatin e popullit, kulturën dhe hallet e tij. Kolltukët e butë sikur ju kanë pëlqyer shumë duke përforcuar këto ditë "dinamiken" politike të gabuar, ku parlamenti i Kosoves ka kaluar në foltore sharjesh, abuzimesh ,fyerjesh dhe shantazhesh për ta përforcuar akoma politiken qorre pa institucione, pa asnjë standard moral e politikë ,duke e fyer dinjitetin e çdo qytetari të Kosovë. Një pushtet që rri si hija e zezë mbi Kosovën dhe rrugën e saj të prosperitetit të avancimit ,zhvillimit dhe synimit drejt kthimit në (Familjen Perëndimore), mendoj se herët a vonë do t'i gjykojnë koha ,brezi i tanishëm dhe historia.

Foto-reportazh -koment nga Luan.A.Dibrani shkurt 2012

LUAN A. DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JASHARAJT BËJNË THIRRJE PËR UNITET DHE DASHURI (03.05.2012)
QEVERIA E KOSOVËS NIS EPOPENË E UÇK-së (03.05.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA VURI KURORA LULESH TE VARRI I NOLIT DHE TE VARRI I KONICËS (03.05.2012)
PRESIDENTJA JAHJAGA MORI PJESË NË MESHË NË KISHËN QË E PATI DREJTUAR FAN STILIAN NOLI (03.05.2012)
MITROVICË: NJË QYTET I NDARË.........!Nga BEQIR SINA (03.04.2012)
KUSH JANË POLITIKANËT MË TË PAGUAR NË BOTË? (03.04.2012)
UKSHIN HOTI ME VETËDIJE U SAKRIFIKUA PËR BREZAT E RINJ (03.03.2012)
SHQIPTARËT NË SHKUP TË NDARË EDHE NË PROTESTA (03.03.2012)
GOSTIVARI TEST I RI PËR BASHKËJETESËN (03.03.2012)
POLITIKA E SHKUPIT DHE GRUEVSKI I VRANË DY TË RINJTË SHQIPTARË NË GOSTIVAR!?Nga BEQIR SINA (03.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]